Ka shumë rëndësi nëse do ta pranojnë apo refuzojnë Demokratët në Kongres marrëveshjen me Iranin të Barack Obama-s dhe me të drejtë vëmendja ndërkombëtare është e përqendruar te ata. Mirëpo, një debat tjetër është duke ndodhur lidhur me Planin e Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit që mund të jetë akoma edhe më vendimtar: ai që po ndodh në Iran. Udhëheqësi Suprem, Ali Khamenei, vendimemarrësi kryesor i vendit, thjesht mund ta refuzojë marrëveshjen e arritur me mundim, negocijimin e të cilës e përkrahu vetë.
Nga një anë, kjo nuk ka shumë kuptim. Ashtu siç është treguar nga një plethorë analizash marrëveshja e Vjenës është me tepricë në favor të Republikës Islamike të Iranit, duke legjitimuar kërkimin shkëncorbërthamor, duke siguruar të ardhmen e programit të tij të armëve bërthamore, duke ndihmuar ekonominë e tij dhe duke u dhënë një hov synimeve të tij agresive ndërkombëtare. Këto avantazhe do ta bënin të dukej absurd një mospranim i marrëveshjes nga Khamenei. Plus, shumica e iranianëve janë entuziastë për këtë marrëveshje.
Mirëpo, refuzimi ka kuptim nëse përqendrohesh jo në përparësitë e menjëhershme por në rreziqet e ardhshme ndaj mbijetesës së regjimit iranian. Udhëheqësit e një qeveri fanatike dhe brutale si ajo e Khamenei, shpesh kanë si synimet më të larta purizmin ideologjik dhe pushtetin personal dhe ai nuk bën përjashtim. Nga kjo pikëpamje, lidhur me pasojat për jetëgjatësinë e regjimit, marrëveshja përmban dy probleme.
Së pari, ajo tradhëton vizionin e Ayatollah Khomeinit për armiqësi të padorëzueshme ndaj Shteteve të Bashkuara, një parim themelor që ka udhëhequr republikën islamike që kur e themeloi në 1979. Një pjesë thelbësore e kësaj udhëheqjeje, përfshi edhe vetë Khamenein, ruajnë vizionin purist që sheh çfarëdo marrëdhënie me Shtetet e Bashkuara si të papranueshme dhe pothuajse të dënueshme si tradhëti. Për këtë arsye, Tehrani ka qenë për një kohë të gjatë, i vetmi kryeqytet që nuk ka kërkuar të përmirësojë marrdhëniet me Washington-in. Këta refuzues përbuzin përfitimet e marrëveshjes dhe e refuzojnë atë thjesht në bazë parimore.
Qendrimet e tyre nuk janë edhe aq të papara. Në mënyrë të ngjashme, refuzuesit palestinezë kundërshtojnë traktatet me Izraelin, pavarësisht nga përfitimet e mundshme, duke mos dashur të japing e marrin me armikun. (Kujtoni marrëveshjet e Oslos në 1993, të cilat u siguruan tokë, para, legjitimitet dhe pushkë.) Parimet janë më të rëndësishme se prakticiteti.
Së dyti, kundërshtarët iranianë të JCPOA druhen se ajo do të gërryejë vlerat islamiste të revolucionit të Khomeinit. Ata kanë frikë se biznesmenë, turistë, studentë, artistë etj të gatshëm për të vërshuar në Iranin me dyer të hapura do ta joshin edhe më tej popullsinë vendase që të dalë nga rruga e rezistencës dhe martirizimit e për të hyrë në atë të konsumerizmit, individualizmit, feminizmit dhe multikulturalizmit. Ata i përbizun veshjet, muzikën dhe edukimin amerikan. Vetë Khamenei flet se si qeveria e SHBA-së përpiqet të gjejë një mënyrë si "të depërtojë në vendin tonë". Nga pikëvështrimi i tyre, izolimi dhe varfëria kanë virtytet e tyre mjete ër të mbajtur gjallë revolucionin iranian.
Me pak fjalë, debate iranian lidhur me marrëveshjen është i vërtetë dhe vendos përballë ata që vlerësojnë përfitimet afatshkurtra të marrëveshjes kundër atyre që druhen nga rreziqet afatgjata të saj. Khameneit i duhet të bëjë një zgjedhje të vështirë.
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, pranë një fotografie të Ajatollah Khomeinit.
Ndërsa këtu në Perëndim, kundërshtarët e marrëveshjes, sigurisht, do të gëzohen nëse Khamenei e hedh pohtë marrëveshjen. Mirëpo, duke bërë këtë, ai do t'u shkaktojë një problem. Pasi kanë argumentuar se Obama ka dorëzuar gjithshka me këtë marrëveshje, ata do të përballeshin me faktin e sikletshëm që udhëheqja iraniane ishte ajo që e refuzoi paktin. Ndërsa Obama do të dilte si një udhëheqës vendimtar që mbrojti interesat amerikane duke ua hedhur në marrëveshje edhe tregëtarëve të pazarit. Akuza e tij se ata kanë krijuar "një front të përbashkët" me refuzuesit iranianë do të dukej akoma edhe më bindëse dhe sidomos shumë e dëshme për kryeministrin e Izraelit, Binyamin Netanyahu, momentalisht i izoluar nga Obama, që rrezikon veçanërisht të duket si i trashë.
Për të shmangur një fat të tillë, kundërshtarët e marrëveshjes duhet të përgatiten menjëherë për mundësinë e një "Jo"-je iraniane.
Kjo do të thotë ndërmarrje e një numri hapash: T'i dilet të keqes përpara me Khamenein duke e pritur dhe madje duke e parashikuar refuzimin nga ana e tij. Të shpjegohet (siç kam bërë unë këtu) se arsyet e tij nuk kanë të bëjnë aspak me thelbin e marrëveshjes dhe gjithshka me ideologjinë e pastër të nevojshme për të mbajtur lart frymën revolucionare. Familjarizim jo thjesht me kushtet e JCPOA por të mësohen detajet e ndërlikuara të skenës së brendshme politike të Iranit. Të perfeksionohen argumentet anti-Obama (si: është duke gënjyer veten nëse mendon se kishte përballë një partner negociatash, kur në fakt kishte përpara një karrige bosh). Të skicohet një politikë e detajuar kundrejt Teheranit që riformulon sansione ekonomike dhe zbaton ndëshkime të tjera. Të gjenden aleatë ndërkombëtarë që janë gati për të ndihmuar në zbatimin e këtij regjimi të rifreskuar sanksionesh. Të përgatitet publiku për mundësinë e shkatërrimit të infrastrukturës bërthamore të Iranit.
Hedhja poshtë nga Khamenei e marrëshjes së Vjenës do të ishte një lajm i mirë për këdo, sidomos për kundërshtarët e marrëveshjes – por këta të fundit duhet të përgatiten urgjentisht për pasojat e këtij zhvillimi.