James Jeffrey, ish-ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Presidentit Barack Obama në Irak, tha këto fjalë për rezultatet e administratës së sotme në Lindjen e Mesme: "Nuk ka të ndalur e vajtura për dreq".
Të numërojmë gabimet: Ndihma për rrëzimin e Muammar Gadafit në Libi, çoi në anarki dhe luftë civile. Detyrimi i Husni Mubarakut të Egjiptit që të jepte dorëheqjen, pastaj mbështetja për Vëllazërinë Myslimane, bëri që presidenti i tanishëm Sisi, të kthehet drejt Moskës. Distancimi nga aleati më i fuqishëm i Uashingtonit në rajon, qeveria e Izraelit. Injorimi i ISIS si një "skuadër e vogël" vetëm pak përpara se të pushtonte qytete të mëdha. Lavdërimi i Jemenit si një sukses i kundërterrorizmit vetëm pak përpara se qeveria e tij të rrëzohej. Alarmimi i autoriteteve Saudite aq sa vendosën të krijojnë vetë një aleancë ushtarake kundër Iranit. Marrja me të mirë e Rexhep Tajip Erdoganit duke inkurajuar prirjet e tij diktatoriale. Ikja parakohe nga Iraku dhe Afganistani, duke rrënuar investimin e gjerë amerikan në këto dy vende.
Dhe mbi të gjitha: Duke bërë pazare rrezikshmërisht të çala me mullatë e ambicieve bërthamore të Iranit.
Gadafi i Libisë, një histori suksesi e Obamas? |
A është kjo një seri e rastësishme gabimesh nga një udhëheqje e paaftë, apo fryt i një vizioni tërësisht të gabuar dhe të pamenduar mirë? Deri diku është paaftësia, për shembull kur Obama iu përkul mbretit saudit, kërcënoi qeverinë siriane për armët kimike përpara se të ndryshonte mendje dhe tani dërgon ushtrinë amerikane për të ndihmuar Teheranin në Irak ndërsa është duke e luftuar në Jemen.
Mirëpo, është edhe një ide e madhe këtu, e cila duhet shpjeguar mirë. Si njeri i të majtës, Obama i sheh Shtetet e Bashkuara si një influencë historikisht të keqe në botën e jashtme. Koorporata të pangopshme, një kompleks ushtarako-industrial më i fuqishëm se ç'duhet, nacionalizëm i pagdhëndur, racizëm në thelb dhe imperializëm kulturor që gërshetohen të gjitha, për ta bërë Amerikën në fund, një forcë të keqe.
Si një student Saul Alisnkit, një organizator komuniteti, Obama nuk e ka proklamuar ndonjëherë këtë këndvështrim por është hequr si patriot, ndonëse atij (dhe gruas së tij të këndshme) u kanë shpëtuar ndonjëherë sinjale të pikëpamjeve të tyre radikale për t'i "transformuar në mënyrë themelore Shtetet e Bashkuara". Duke u ngjitur drejt presidencë, Obama lëvizi ngadalë, pa dashur të shkaktojë alarm dhe duke menduar rizgjedhjen. Por tani, pas gjashtë vitesh në fuqi kur ka i ka mbetur për t'u shqetësuar vetëm për trashëgiminë e tij, Obama i vërtetë është duke dalë në pah.
Saul Alinsky, organizator komunitetit par ekselansë. (Të cilin autori i këtij shkrimi e ka takuar në 1965.) |
Doktrina Obama është e thjeshtë dhe universale: Marrëdhënie të ngrohta me kundërshtarët ndërsa ftohim ato me miqtë.
Janë një numër idesh mbi të cilat bazohet ky qendrim: Qeveria e SHBA-së duhet të kompensojë moralisht për gabimet e mëparshme. Duke u buzëqeshur vendeve kundërshtare do t'I frymëzojmë ato që të bëjnë të njëjtën gjë, Përdorimi i forcës krijon më shumë problem sesa zgjidh. Aleatët, partnerët dhe ndihmuesit historikë të SHBA-së janë mjetet tona anësore e moralisht inferiore. Në Lindjen e Mesme, kjo do të thotë t'u zgjasim dorën revizionistëve (Erdoğan, Vëllazëria Myslimane, Republika Islamike e Iranit) ndërsa të shtyjmë tutje qeveritë bashkëpunuese (Egjipti, Izraeli, Arabia Saudite).
Prej këtyre aktorëve, dy dalin veçanërisht në pah: Irani dhe Izraeli. Vendosja e marrëdhënieve të mira me Teheranin duket se është interesi kryesor për Obaman. Siç tregon Michael Doran nga Hudson Institute, Obama gjatë gjithë presidencës së tij ka punuar për ta bërë Iranin siç e mendon ai "një fuqi rajonale shumë të suksesshme… që respekton normat dhe rregullat ndërkombëtare". Në të kundërt, miqësitë e tij parapresidenciale me anti-zionistë agresivë si Ali Abunimah, Rashid Khalidi dhe Edward Said dëshmojnë për armiqësinë e tij të thellë ndaj shtetit hebre.
Doktrina Obama çmitizon atë që përndryshe do të dukej e pashqyrtueshme. Për shembull, ajo shpjegon se pse qeveria e SHBA-së injoroi pa e vrarë shumë mendjen thirrjen fyese "Vdekje Amerikës" të udhëheqësit suprem iranian në muajin mars, duke e trajtuar si politikë të brendshme, ndonëse Obama jo vetëm që nuk bëri të njëjtën gjë, kur u kap pas një komenti të kryeministrit izraelit, gjatë fushatës zgjedhore, që hidhte poshtë zgjidhjen me dy shtete me palestinezët gjatë kohës që do të ishte në pushtet ("do ta vlerësojmë në bazë të fjalëve që thotë").
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Khamene'I, mund të thotë pothuajse çdo gjë dhe Obama nuk do ta ketë problem. |
Doktrina gjithashtu ofron udhëzime për të parashikuar zhvillime të mundshme gjatë mandatit të mbetur të Obamas, si: Marrëveshjet e dëmshme P5+1 me Iranin detyrojnë Izraelin të sulmojë pikat e prodhimit bërthamor të Iranit. Politikat e zbutura ndaj Damaskut i hapin rrugën Asadit për të rizgjeruar pushtetin e tij. Ankaraja vendos të provokojë një krizë në Mesdheun Lindor për shkak të rezervave nënujore të gazit dhe të naftës.
Pyetja e rëndësishme përpara është si do ta gjykojë Doktrinën Obama, populli amerikan me urtësinë e tij kur të votojnë për presidentin tjetër pas 19 muajsh. A do të hedhë poshtë politikën e tij të zvarritjes dhe pendimit, siç bëri në mënyrë të ngjashme në 1980 kur zgjodhi Ronald Reaganin në vend të Presidentit Jimmy Carter? Apo do të preferojë edhe katër vite të tjera të tilla duke e kthyer Doktrinën Obama në normën e re ndërsa amerikanët do të bëhen mazokistë ndërgjegje-vrarë të stilit europian?
Verdikti i vitit 2016 ka potencialin të ketë pasoja historike për mbarë botën.