Zhvendosjet e popullatës si rezultat i luftës civile tashmë katërvjeçare në Siri e ka shndërruar thellësisht Sirinë dhe tre fqinjët e saj arabishtfolëse: Irakun, Libanin dhe Jordaninë. (Turqia dhe Izraeli gjithashtu kanë ndryshuar por më pak). Ironikisht, pas tragjedisë dhe tmerrit, ndërsa popullatat u përshtaten imperativave brutale të nacionalizmit modern, të katër këto shtete do të bëhen pak më të qendrueshme. Kjo për shkak se njerëzit po ikin nga zonat ku janë pakicë etnike në zonat ku janë shumicë etnike, duke inkurajuar idenë që të ngjashmit të jetojnë së bashku.
Përpara se të shikojmë secilin nga këto vende, ja pak sfond i përgjithshëm:
Së pari, ashtu si Ballkani, Lindja e Mesme përzjerjen më komplekse dhe të paqendrueshme etnike, fetare, gjuhësore dhe kombëtare në mbarë botën. Është një vend ku aleancat ndërkufitare ndërlikojnë thellësisht politikat lokale. Nëse Ballkani shkrepi Luftën e Parë Botërore, Lindja e Mesme fare mirë mund të nisë Luftën e Tretë Botërore.
Së dyti, tensionet historike ndërmjet dy sekteve myslimane, Suni dhe Shia, ishin shuar pothuajse përpara se Ajatollah Khomeini në ngjitej në pushtet në 1979. Të nxitura nga agresioni i Teheranit, ato janë rindezur përsëri.
Lufta brutale 8-vjeçare, 1980-88, ndërmjet Iranit dhe Irakut ndikoi shumë në vlimin e armiqësisë Suni-Shia. |
Së treti, fuqitë imperialiste europiane pothuajse i injoruan identitetet e njerëzve që jetonin në Lindjen e Mesme kur përcaktuan shumicën e kufijve të rajonit. Në vend të tyre, ata u përqendruan te lumjetë, portet dhe burimet e tjera që u shërbenin interesave të tyre ekonomike. Rrjedhoja është rrëmuja e sotme me vende që kanë kufij të përcaktuar gati në mënyrë të rastësishme (si për shembull Jordania).
Së fundi, kurdët ishin humbësit e mëdhenj, një shekull më parë; në mungesë të intelektualëve që mund të argumentonin kauzën e tyre, ata u gjendën të ndarë mes katër shteteve dhe të persekutuar në të gjitha. Sot, ata janë organizuar për të fituar pavarësinë.
Për t'u kthyer te Siria dhe fqinjët e saj arabë (dhe duke cituar nga autori Pinhas Inbari në "Çoroditja demografike: Si po e risistemon rajonin lufta siriane"):
Siria dhe Iraku kanë përjetuar në zhvillime habitshmërisht të ngjashme. Pas përmbysjes së diktatorëve monstruozë në vitet 2000 dhe 2003, secili prej vendeve është copëtuar në tre njësi etnike: arabë shia, arabë suni dhe kurdë. Teheran është zot i të dy regjimeve me orientim shia., ndërsa një numër shtetet me shumicë sunite (Turqia, Arabia Saudite, EBA, Katari) mbështesin rebelët sunitë. Kurdët janë tërhequr nga luftrat civile arabe për të ndërtuar zonat e tyre autonome. Dikur diktatura ambicioze, mezi mbanin në këmbë politika të jashtme funksionale. Ndërsa kufiri njëshekullor që ndante Sirinë nga Iraku praktikisht është shuar.
Siria: Pjesa e Sirisë që ende qeveriset nga Bashar al-Asadi është bërë akoma më shia. Llogaritet se gati gjysma e 22 milionë njerëzve që jetonin në Siri para lufte, kanë ndryshuar vendbanimin që prej fillimit të saj; prej tyre tre milionë refugjatë lufte, shumica sunitë janë larguar nga vendi dhe vështirë se do të kthehen për dy arsye: lufta vazhdon dhe Asadi ua ka hequr nënshtetësinë siriane. Regjimi gjithashtu duket se ka zvogëluar me qëllim kontrollin e tij mbi zonat afër kufirit me Jordaninë për të nxitur largimin e sunitëve nga Siria. Një tjetër taktikë për të rritur automatikisht popullatën shia, është pranimi në Siri, sipas lajmeve, i 500 mijë irakenëve shia, një pjese prej të cilëve u është dhënë edhe nënshtetësia siriane.
Bashar al-Asadi duhet të ketë qenë më i zoti si oftalmologjist sesa si diktator. |
Irak: Lufta civile siriane i dha mundësinë Shtetit Islamik (apo ISIS/ISIL) që të zgjerohej edhe në Irak, duke kapur qytete si Falluxhah dhe Mosul, gjë që u pasua nga arratia e popullatës josunite (sidomos shitët dhe jazidët). Kjo solli risistemimin e Irakut sipas ndarjeve etnike. Duke pasur parasysh shpërndarjen shumë të përzierë të popullatave, sidomos në zonën e Bagdadit do të duhen vite, në mos dekada, përpara se njerëzit të zënë përsëri vend. Mirëpo, procesi i ndarjes duket i pandalshëm.
Liban: Sunitët po bëhen gjithnjë e më të fuqishëm, duke zmbrapsur ndikimin Iranian. Një million refugjatë të rinj sunitë nga Siria përbëjnë tashmë 20% të popullsisë së vendit, duke dyfishuar gati komunitetin sunit. Gjithashtu, Hizbullahu, organizata mbizotëruese shiite në Liban,është duke injoruar bazën e saj dhe po humbet ndikimin e saj në vend, duke marrë pjesë në luftë në krah të regjimit të Asadit në Siri.
Militantët hizbullahë në Siri janë duke rrënuar ndikimin e grupit që përfaqësojnë në atdheun e tyre, në Liban. |
Jordania: Prurjet e fundit të refugjatëve sirianë vijojnë një dallgë të mëparshme prej rreth një milion refugjatësh irakenë. Së bashku, të dy grupet kanë ulur shumë përqindjen e palestinezëve në Jordani, aq sa këta të fundit mund të mos përbëjnë më shumicën në popullsinë e vendi. Kjo përmbysje ka pasoja politike. Një ndër to është që zvogëlimi i rrezikut palestinez ndaj monarkisë hashemite; një tjetër është që saboton argumentin e disa izraelitëve se Jordania është Palestina e vërtetë.
Për ta përmbledhur, Iraku dhe Siria janë duke shoshitur e ndarë veç popullatat e tyre etnike e fetare, Libani është duke u bërë më shumë sunit ndërsa Jordania më pak palestineze. Megjithë çmimin e tmerrshëm njerëzor të luftës civile siriane, ndikimi afatgjatë i saj ka mundësinë që ta bëjë Lindjen e Mesme më pak të shpërthyeshme dhe më pak rrezik për të shkaktuar një Luftë të Tretë Botërore.