Shkatërrimet e fundit me bulldozer nga Shteti Islamik (ISIS) të qyteteve antike Nimrud, Hatra dhe Korsabad, tre prej pikave më të mëdha arkeologjike dhe kulturore të botës është vetëm rasti më i fundit i sulmeve të këtij grupi në mbarë territorin që ka nën kontroll. Që prej janarit 2014, ISIS me spektaklin e tij barbar, ka hedhur në erë xhami të shiave, ka rrëzuar me buldozer kisha, ka bërë pluhur e hi faltore dhe ka plaçkitur muzeume.
Akoma më keq, sjellja e ISIS-it është në përputhje me një zakon të vjetër dhe të njohur të shkatërrimit të artifakteve historike nga myslimanët.
Disa sulme kanë pasur në shënjestër besime fetare rivale, të tilla si kishat ortodokse në very të Qipros (që nga 1974), Budat Bamiane në Afganistan (në 2001), sinagogat e Ghribas në Tunizi (2002), një tempull historik Hinduist në Malajzi (2006) apo antikitetet asiriane ("idhujt") në Mosul (2015). Në plan e veprimeve individuale, një nënshtetas saudit bëri copë statujat historike në tempullin budist Senso-Ji në Tokio në 2014. Ky rrezik nuk është diçka që i përket të kaluarës. Udhëheqës islamikë kanë bërë publike planet për shkatërrimin e Persepolisit në Iran, të Manastirit të Shën Katerinës në Sinai si dhe të Piramidave të Mëdha të Egjiptit.
Pas pushtimit në 1974, forcat turke i kthyen shumë kisha në veri të Qipros në atë gjendje sa vetëm kafshët mund të banonin aty. |
Në disa raste, pushtuesit vende të shenjta jomyslimane i shndërruan në myslimane, për të dëshmuar supremacinë e Islamit. Kjo është realizuar duke i konvertuar në pika të shenjta islamike, të tilla si Kabaja në Mekë, Katedralja e Shën Gjonit në Damask apo Hagjia Sofia në Stamboll; ose shtuar ndërtime përmbi to sin ë rastin e Xhamisë Al-Aksa në Jeruzalem si dhe në Mesgjidin Babri në Ayodhya, të Indisë.
Në raste të tjera, myslimanë të një sekti shkatërrojnë trashëgiminë e sekteve të tjera islamike. Shembuj të kohëve të fundit përfshijnë varrin e of Sidi Mahmoudou, një ndërtesë mesjetare në Timbuktu (2012), varret e Sufive në Libi (2012) si dhe bibliotekat e Mosulit (2015). Mirëpo, rasti më i njohur është ai i shkattërimit saudit të antikiteteve të Mekës që prej viteve 1990, duke zbatuar parime strikte Uahabiste të mos-intercesionit; edhe vetë varri i Muhamedit në Medinë është në rrezik.
Talibanët hodhën në erë statujat monumentale nga shekulli i 6, të Budës, në 2001. |
Shkatërrimi është gjithashtu pjesë shoqëruese e luftës; konflikti sirian që prej vitit 2011 ka qenë veçanërisht shkretues në këtë drejtim, me beteja që u kanë shkaktuar dëme antikiteteve madhështore të tilla si Kështjella e Alepos, Xhamia Umajade si dhe Kraku i Kalorësve. Krah për krah me kontrabandën dhe veprimtarive të tjera fitimprurëse për të paguar për shpenzimet e luftës radhitet edhe shitja dhe trafikimi në masë i antikiteteve të vjetra; raporte nga UNESCO, për shembull, thonë se zbulimi nga lashtësia në Siri i Apameas tani është "shkatërruar plotësisht".
Artifaktet e lashta mund edhe të shkatërrohen sepse hapësira ku ndodhen nevojitet për diçka më urgjente. Autoriteti Palestinez hodhi në plehra mbetje të çmuara arkeologjike nga Mali Tempull sit ë ishin gërmadha të zakonshme në vitin 2000 për të ndërtuar një xhami. Në 2013, Hamas i hyri me bulldozer një pjese të Gjirit 3,000-vjeçar të Antedonit në Gaza për synime ushtarake ndërsa autoritetet turke dëmtuan muret e kohës byzantine të Kopshteve Yedikule për të ndërtuar një pishinë dekorative.
Al-Kaida bombardoi Sinagogën Ghriba në Tunizi, në 2002. |
Si dhe për ta mbyllur, janë edhe vetëplagosjet kulturore. Këto përfshijnë bastisjen e muzeumeve, bibliotekave dhe arkivave të Irakut (2003), djegia në 2011 e Institutit të Egjiptit dhe vjedhja massive e Institutit të Egjiptit apo edhe i Muzeut Egjiptian, shkatërrimi në 2013 i manuskripteve në Timbuktu si dhe bastisja e Muzeumit Mallavi në Minya, të Egjiptit. Më tej janë shkatërrimet në 2014 të Bibliotekës Saeh në Tripoli, të Libanit dhe e Muzeumit të Artit Islamik në në Kajro.
Po pse i frymëzon Islami besimtarët e tij që të zhdukin trashëgiminë e tyre? Sepse turpërimi hedh themelet dhe çimenton superioritetin e dikujt. Shkatërrimi i trashëgimisë së të kaluarës të të pafeve konfirmon fuqinë superior të myslimanëve dhe për rrjedhojë të vërtetën e Islamit. Në mënyrë paralele, duke eliminuar të kaluarën e rivalëve myslimanë çimenton superioritetin e islamizmit mbi interpretime të tjera, më pak bindëse të Islamit.
ISIS hodhi në erë xhamitë e shiave në Mosul, në 2014. |
Ndërsa kapja dhe përvetësimi i monumenteve të tjera filloi që nga lindja e Islamit (për shembull Kabaja), shkatërrimi që ka arritur nivele orgjiastike me ISISin është diçka e re; vini re se pothuajse të gjitha shembujt e radhitur këtu janë të shekullit 21. Po ta shohësh ndryshe, të gjitha këto antikitete të shkatërruara së fundi, kanë mbijetuar kaq gjatë sepse myslimanët nuk i kishin ngarë. Në këtë këndvështrim, punët nuk kanë qenë kurrë më keq se kaq në histori, gjë që nuk është ndonjë suprizë sepse Islami nuk ka qenë ndonjëherë në një formë më të keqe se sot. Të gjitha fetë e mëdha kanë lënë mbrapa tashmë impulse të tilla egërsisht të dhunshme, motivet e të cilave janë të papranueshme dhe rezultatet tragjike.
A ka ndonjë vend në Lindjen e Mesme që krenohet me trashëgiminë e tij shumëfetare, feston ekzistencën e artifakteve të lashta, si monedha e pulla, ndërton muzeume të mrekullueshme për antikitetet e veta, trajton arkeologjinë si një nga kënaqësitë kombëtare të kohës së lirë dhe studjon manuskriptet në vend që t'i djegë? Po, sigurisht që ekziston. E ka emrin Izrael. E gjithë pjesa tjetër e rajonit mund të marrë nja-dy shembuj nga vlerësimi që i bën historisë shteti hebre.
Si emri i Kuvat al-Islami ("Fuqia e Islami") i Xhamisë në Delhi ashtu edhe fakti që u ndërtua me material nga "27 tempuj të idolatrisë" ilustron supremacizmin islamik. |