Pothuajse të gjithë 54 Republikanët e Senatit Amerikan do të votojnë në favor të Projekt-Ligjit Kirk-Menendez që kërkon vendosjen e sanksioneve ndaj Iranit nëse dështojnë negociatat P5+1. Presidenti Obama ka premtuar të përdorë veton për ta rrëzuar. Tani Senati po bëhet gati për për të vënë dramën e votimit në skenë; a do të sigurojnë Demokratët 13 deri në 15 votat e nevojshme për shumicën e kërkuar përta bërë ligjin të parrëzueshëm me veto presidenciale?
Senatorët Bob Menendez (D-NJ) dhe Mark Kirk (R-IL) janë bashkëautorë të projekt-ligjit aktual për sanksione kundër Iranit. |
Ajo që nuk ka rënë në se gjatë debateve për të është një seksion gati i fshehur i projekt-ligjit, që e fundos këtë të fundit edhe nëse arrin të hyjë në fuqi. "Drafti mbi Aktin për një Iran Pa Armë Bërthamore në 2015", i botuar në uebsajtin e Senatorit Mark Kirk (Republikan nga Illinois) përmban një "Falje të Sanksioneve". I konceptuar që të fitojë mbështetjen e Demokratëve të pavendosur, ai gjithashtu saboton synimin ligjit që të detyrojë Obamën të jetë i vendosur në negociata. Sektioni 208 citohet këtu në mënyrë të plotë:
Presidenti mund të anulojë zbatimin e çdo sanksioni në bazë të një dispozite apo amendamenti që mund t'i shtohet këtij ligji brenda një periudhe 30-ditore, nëse Presidenti, përpara anullimit apo rikonfirmimit, ndodh që–
(1) vërteton përpara komiteteve përkatëse të Kongresit se– (A) anullimi apo rikonfirmimi, në varësi të rastit, është në interesin e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara; (B) anulimi apo rikonfirmimi, në varësi të rastit, është i nevojshëm dhe ka vërtetë mundësi që të sigurojënjë zgjidhje afatgjatë dhe gjithëpërfshirëse me Iranin; dhe (C) Irani nuk po vazhdon programin e tij të armëve bërthamore dhe është duke respektuar të gjitha marrëveshjet e përkohshme lidhur me atë program; dhe
(2) paraqet përpara komiteteve përkatëse të Kongresit një raport gjithëpërfshirës mbi statusin e negociatave drejt një zgjidhjeje afatgjatë dhe të plotë, e cila përfshin një analizë të probabilitetit të arritjes së kësaj zgjidhjeje si dhe kohës që besohet sedo të nevojitet për arritjen e kësaj zgjidhjeje.
Po çfarë kuptimi ka, mund të pyesë dikush, nga ata që mbështesin sanksionet, që të bëhen kaq shumë përpjekje për të arritur një shumicë që nuk rrëzohet nga vetoja, nëse ligji do ta lejojë Obamën që t'ia rrëzojë dispozitat kur të dojë? Vërtet, ai që tani ka bërë deklarata që përkojnë pikërisht me ato radhë në projekt-ligj, sidomos gjatë Fjalimit Për Gjendjen e Bashkimit (FPGjB) në janar, kur ai (pa asnjë bazë) pretendoi se "për herë të parë në një dhjetëvjeçar, kemi ndaluar përparimin e programit të tij bërthamore dhe kemi pakësuar arsenalin e materialit bërthamor". Nga ana tjetër, pse po shpenzon kaq shumë kapital politik Shtëpia e Bardhë për ta ndaluar këtë projekt-ligj kur qenka mundësia për ta lënë që të aprovohet dhe pastaj ta rrëzojë duke përdorur dispozitën e tij anulluese?
Pse një betejë kaq madhore nëse bëhet fjalë vetëm për një rezolutë simbolike?
Pjesërisht sepse gjithnjë e më shumë vë në pozitë të vështirë Obamën duke e detyruar të justifikojë pa pushim çdo 30 ditë anullimin. Mirëpo, siç e shpjegoi edhe ai tërthorazi gjatë FPGjB-së, ai dëshiron me pasion që ta rrëzojë propozimin Kirk-Menendez sepse "sanksionet e reja të aprovuara nga ky Kongres, në këtë moment të kohës, nuk do të bëjnë asgjë tjetër përveçse do të sigurojnë dështimin e diplomacisë … [duke] siguruar që Irani të rifillojë programin e tij bërthamor përsëri".
Me fjalë të tjera, pseudo-parlamenti iranian (Mexhlisi) poparalajmëron se aprovimi i ligjit – edhe nëse sanksionet mund të anullohen pas tij –prish automatikisht marrëveshjen e përkohshme ekzistuese dhe i jep fund procesit negociues. Ministri i Jashtëm i Iranit gjithashtu deklaroi që Mexhlisi mund të kundërpërgjigjet ndaj çdo legjislacioni të ri amerikan të sanksioneve duke përshpejtuar programin bërthamor; dhe se sankionet e reja do të dëmtojnë politikanin e preferuar iranian të Perëndimit, Presidentin Hasan Ruhani.
Kur e sheh kështu Mexhlisi iranian duket si parlament i vërtetë. |
Me këtë taktikë të zgjuar, iranianët kanë provokuar një sfidë të vërtetë të vulleteve politike në Washington, duke e kthyer Obamën në të ngarkuarin e tyre për të zbutjen e Kongresit; Kryetari i Mexhlisi, Ali Larijani, ka paralajmëruar se nëse "Obama nuk e zgjidh dot problemin e tij [me Kongresin], do të hetë vetë përgjegjës për prishjen e bisedimeve". Në vend që t'i thotë Teheranit që të bëhet serioz, administrata (në përputhje me strategjinë e saj më të gjerë) e kë ngrënë këtë lojë, duke shkaktuar betejë totale në Senat.
Sigurisht, duke marrë me të mira Teheranin në tavolinën e bisedimeve injorohet sesa shumë përfitime patën vetë iranianët nga marrëveshja e fundit, e nënshkruar në nëntor 2013, ndërkohë që presin të përfitojnë akoma edhe më shumë nga marrëveshja e radhës. Injorohet po ashtu se po sigurohet mbulesë diplomatike për rreth 10,000 centrifuga që janë duke punuar me fuqi të plotë, ndërsa kërkojnë bisedime pambarim.
Negociatorët e hareshëm të Gjenevës, në 23 nëntor, 2013. Ministri i Jashtëm iranian (burri pa kollare) duke shijuar qendrën ceremoniale. |
A nuk të kujton e gjitha kjo ato anekdotat e pazarit, kur tregëtari dhelpërak ia hedh duke i buzëqeshur ëmbëlsisht turistit naiv? Po në lojë këtu nuk është çmimi i një qilimi persian, por mundësia që një regjim i papërgjegjshëm apokaliptik të zotërojë dhe mbase të përdorë armë bërthamore.
Për këto, projekt-ligji pa dhëmbë Kirk-Menendez ka në fakt rëndësi reale. Atij i duhen ato 67 vota.