Për herë të parë, në gjashtë vitet e tij si president, Barack Obama ka bërë një takim me dyer të mbyllura, me një grup ekskluzivisht vendas myslimanësh të Amerikës, për rreth një orë në 4 shkurt. Ata prekën shumë tema të parashikueshme dhe të mërzitshme, duke gjykuar nga deklaratat zyrtare, tregimet e pjesëmarrësve dhe lajmeve në media.
Po kush bënte pjesë në këtë listë të ftuarish? Ajo përfshin një koleksion aspak mbresëlënës dhe pa lidhje individësh me arritje modeste dhe shumë pak të njohur:
- Diego Arancibia, Kolektivi Ta'leef
- Bilkis Abdul-Kaadir, Universiteti Shtetëror në Indiana
- Azhar Aziz, Shoqëria Islamike e Amerikës Veriore
- Maya Berry, Instituti Arabo-Amerikan
- Hoda Elshishtej, Këshilli i Çështjeve Publike Myslimane
- Rahat Hussain, Shoqata e Universale Myslime e Amerikës
- Sherman Xhackson, Universiti i Kalifornias Jugore
- Farhana Khera, Avokatët Myslimanë
- Farhan Latif, Instituti i Politikës dhe Mirëkuptimit
- Mohamed Magid, Qendra Adams
- Harun Mokhtarzada, Webs
- Kamilah Mu'Min Rashad, Universiti i Pensilvenias
- Dean Obeidallah, drejtues emisioni në radio
- Arshia Wajid, Profesionistët Amerikano Myslimanë të Shëndetit
Disa mendime për këta pjesëmarrës:
Nuk ia vlen as ta përmendësh por po e them gjithësesi: Pothuajse të gjithë të ftuarit janë islamistë dhe se asnjë anti-islamist i vetëm nuk u bë dot pjesë e atij grupi.
Një nga organizatat e përfaqësuara, Instituti Arabo-Amerikan, nuk është as mysliman. |
Tetë pjesëmarrës janë të lidhur me organizata, ndonëse një prej tyre, Instituti Arabo-Amerikan, etnik dhe jo islamik. Mos vallë stafi i Shtëpisë së Bardhë nuk e di se jo të gjithë arabët janë myslimanë dhe sidomos jo arabo-amerikanët?
Gjashtë pjesëmarrës merren me gjëra të tjera si: njëri është trajner basketbolli (Abdul-Qaadir), një është profesor (Jackson), një imam (Magid), një biznesmen (Mokhtarzada), një "humorist" (Obeidallah) dhe një kapelan universiteti (Rashad). Vështirë të shihen këta njerëz si "udhëheqës".
Një vendim i Shtëpisë së Bardhë për të mos i bërë shumë zhurmë rreth takimit, që do të ishte nga vetë natyra i përfolur shpjegon ndoshta mungesën e figurave të njohura fetare si Zaid Shakir, Siraj Wahaj, apo Hamza Yusuf. Kjo ndoshta shpjegon edhe mungesën e merave të mëdhenj nga jeta institucionale e myslimano-amerikanëve si Nihad Auad apo Louis Farrakhan.
Lista përmban edhe surpriza të tjera: Dy anëtarë stafi të niveleve fare të ulëta përfaqësuan MPAC dhe Ta'leef. I panjohuri Bilkis Abdul-Kaadir përfaqësoi basketbollin, në vend të të famshmëve Karim Abdul-Xhabbar apo Hakeem Olajuuon. Dhe pastaj ku janë yjet myslimano-amerikane si Muhammad Ali, Farouk El-Baz, Omar Sharif, McCoy Tyner dhe Ahmed H. Zeuail?
Bilkis Abdul-kaadir, udhëheqës myslimano-amerikan? |
MPAC arriti të hynte në grupin e ftuar por jo Këshilli për Marrëdhëniet Islamiko-Amerikane (CAIR); ky i fundit duhet të jetë duke plasur nga inati sidomos pasi po shpresonte që qeveria amerikane ta ndihmonte të hiqej nga lista e terrorizmit në Emiratet e Bashkuara Arabe. Kjo përshtatet me skenarin afatgjatë të preferimit të islamistëve të butë në vend të atyre më agresivë. E njëjta histori edhe me ISNA dhe Rrethin Islamik të Amerikës së Veriut.
Në përfundim, ky takim duket se kia qenë thjesht për formalitet, pjesë e përgatitjes politike për "Samitin për Kundërpërgjigjen ndaj Ekstremizmit të Dhunshëm" që do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë më 18 shkurt. Presidenti ka investuar një orë nga koha e tij për të ruajtur mbështetjen që gëzon nga elektorati mysliman.