Në një fjalim të rëndësishëm, por që deri tani të pa vënë re, në 5 dhjetor, Salman bin Hamad Al-Khalifa, princi i kurorës së Bahreinit (një mbretëri ishull në Gjirin Persik dhe strehues i Flotës së Pestë të Flotës së SHBA-së), analizoi pa doreza armikun islamist dhe sugjeroi disa rrugë kryesore për ta luftuar.
Princi i Kurorës së Bahreinit, Salman bin Hamad Al-Khalifa në 5 dhjetor, duke diskutuar identitetin e armikut. |
Perëndimorët kanë shumë çfarë të mësojnë prej tij (duke filluar me kolegun e tij në MB, që s'di nga t'ia fillojë, Princi i Kurorës Çarls), nëse do të denjonin të mbanin vesh. Po, disa udhëheqës perëndimorë thonë që ideologjia islamiste duhet luftuar, por shumica i shamnget kësaj çështjeje duke preferuar eufemizmat, nënkuptimin dhe strukjen. Më të padurueshmit janë udhëheqës (si Tony Blair) që mbajnë fjalime të fuqishme, të cilat pastaj nuk i vijojnë me veprime.
Tony Blair, si kryeministër britanik, mbajti fjalime të bukura kundër islamizmit por nuk i vuri kurrë në zbatim. |
Princi Salman, 45 vjeç dhe i njohur gjerësisht si reformatori kryesor i familjes mbretërore të Bahreinit, e nisi fjalimin e tij duke sqaruar pasaktësinë e shprehjes "Lufta kundër Terrorizmit". Ka ardhur koha, tha ai, që të heqim dorë nga një term që e ka origjinën nga 11 Shtatori. "Është disi keqorientuese dhe nuk përmbledh si duhet, plotësisht në të gjithë tërësinë e vet, konfliktin me të cilin përballemi", por vetëm një "mjet" dhe një taktikë.
Më tej, ai vijoi në një anglishte të rrjedhshme, duke e vendosur konfliktin në kontekstin historik: "Nëse kthehemi pas, në shekullin e kaluar, u përballëm me një kundërshtar shumë më të ndryshëm. Përballë nesh ndodhej komunizmi dhe u përballëm të bashkuar. Por kur u ndeshëm me komunizmin, e pamë si një ideologji. Terrorizmi nuk është një ideologji".
Ai vë në dukje se "nuk jemi vetëm duke luftuar terroristë, por edhe duke luftuar teokratë". Sipas mënyrës që e përdor Salman këtë term, teokratët janë njerëz "që ndodhen në krye të ideologjisë fetare dhe që e përdorin fuqinë që kanë për të mallkuar njerëzit për në botën tjetër me anë të të shpalljeve fetare dhe që e përdorin [pozitën fetare] për përfitime politike". Ata janë gjithashtu tiranë, izolacionistë dhe misogjinistë, kundër të cilëve duhet luftuar "për një kohë shumë të gjatë". Ai shprehu përbuzje për ta sepse sillen "si të ishte ende shekulli i 17" dhe tha se "nuk kanë vend në shekullin tonë të 21-të modern".
Ai na bën thirrje që "të heqim dorë nga termi 'Lufta kundër Terrorizmit' dhe në vend të saj, të përqendrohemi te kërcënimi i vërtetë, që është ngritja e këtyre teokracive"; për këtë qëllim, ai propozon zëvendësimin e "Luftës kundër Terrorizmit" me këtë formulim: një "Luftë kundër Teokratëve". Ky concept, shpreson ai, do të bëjë të mundur "hartimin e përbashkët të politikave ushtarake, shoqërore dhe politike (madje edhe ekonomike) në një mënyrë të gjithëpërfshirëse për të luftuar këtë të keqe siç e bëmë kundër komunizmit". Në atë që është ndodhta fjalia më e jashtëzakonshme e fjalimit, ai deklaron që "ajo që duhet luftuar është vetë ideologjia. Asaj i duhet vënë emri që meriton, duhet turpëruar, duhet izoluar dhe në fund duhet të mposhtet".
Deri këtu është e përkryer. Mirëpo, Salmani i shmang realitetin e hidhur që tregon se ideologjia e "e çmendur" dhe "barbare" që përshkruan ai është në mënyrë speficike Islamike dhe se këta teokratë janë në fakt që të gjithë myslimanë: "kjo luftë në të cilën jemi përfshirë nuk mund të jetë kundër Islamit, … Krishtërimit… Judaizmit,… Budizmit". Kështu që, kur vjen puna për t'i vënë emrin kësaj ideologjie, Salmani heziton dhe përgjithëson. Ai ofron një neologjizëm jo fort të goditur ("teo-krizëm") dhe pastaj kërcen mbrapa në Luftën e Dytë Botërore te "teokracia fashiste". Pra, tërthorazi hedh poshtë "islamizmin", duke thënë se nuk do "një debat mbi disa parti politike në veçanti, pavarësisht nëse janë islamiste apo jo".
U them se Islamizmi është pikërisht termi që i duhet atij për të përshkruar ideologjinë e armikut; dhe se ne jemi të angazhuar në një "Luftë kundër Islamizmit". Salmani e kupton problemin mirë. Ai është transformimi i Islamit në një ideologji totalitariane. Mirëpo, ai justifikohet me pretendimin se edhe Krishtërimi, Judaizmi dhe Budizmi vuajnë nga kjo sëmundje. Do të ishte më mirë, që ai – dhe myslimanë të tjerë të ndërgjegjshëm – të pranojnë realitetin e pamohueshëm se vetëm Islami përmban joshjen për totalitarizëm.
Në krahun pozitiv, deklaratat e Salmanit shënojnë një prirje në rritje mes politikanëve myslimanë për t'u përballur në mënyrë të drejtpërdrejtë me rrezikun Islamist. Ja dy shembuj të fundit:
Duke shënuar një zhvillim të rëndësishëm conceptual, qeveria fqinje, në Emiratet e Bashkuara Arabe ka vendosur Këshillin për Marrëdhënie Amerikano-Islamike (CAIR) dhe shumë grupe të tjera, jo të dhunshme, në listën e vet të terrorizmit me argumentin se po angazhohen në nxitjen, financimin dhe forma të tjera ushqyese të terrorizmit.
Qeveria e Egjiptit ka lëshuar një bulletin arrestimi me Interpolin për 88-vjeçarin Jusuf al-Karadavi, udhëheqësi shpirtëror me shumë ndikim i Vëllazërisë Myslimane, me akuzën për "nxitje dhe ndihmë për vrasje të qëllimshme, apo se ka ndihmuar… në arratisjen e të burgosurve, zjarrvënie, vandalizëm dhe vjedhje".
Qeveria egjiptianë ka lëshuar një urdhër arresti për mendimtarin ideolog të Vëllazërisë Myslimane, Jusuf al-Karadavi. |
Kjo prirje e re ka rëndësi të madhe. Siç e kam thënë, shpesh herë, Islami radikal është problem dhe Islami i moderuar është zgjidhja. Tani, kemi mundësinë që të shtojmë edhe një udhëheqës tjetër me ndikim, madje një princ kurore, në radhët e atyre myslimanëve që dëshirojnë të gjejnë një zgjidhje.