Komentet nga Steven Emerson në Fox News kanë shkaktuar një debat të nxehtë lidhur me ekzistencën e "zonave të ndaluara" në Europë ku banojnë kryesisht myslimanë. Më 11 janar, Emerson tha se ato "ekzistojnë në mbarë Europën … si vende ku qeveritë e vendeve si Franca, Britania, Suedia, Gjermania etj nuk ushtrojnë dot sovranitetin e tyre. ….Dmth prakitkisht ke zona në ku veprojnë gjykatat e Sherihatit, ku dendësia e myslimanëve është shumë intensive, ku policia nuk hyn, dhe ku ekziston praktikisht një shtet më vete, një vend brenda vendit".
Steven Emerson foli në kanalin Fox News më 11 janar për hapësira të mbizotëruara nga myslimanët nëpër Europë. |
Ndonëse Emerson, të cilin e admiroj për guximin e tij moral dhe aftësitë hetuese, menjëherë kërkoi ndjesë për "gabimin e tij të tmerrshëm" kur kishte përshkruar qytete si Birminghami, në Angli si "tërësisht mysliman dhe ku jomyslimanët thjesht nuk shkojnë", ai nuk preku çështjen më të rëndësishme nëse këto zona të ndaluara ekzistojnë apo jo, në fakt, "në mbarë Europën" dhe nëse janë vërtetë vende në të cilat "sovraniteti i qeverive nuk njihet".
A ka të drejtë ai për këtë?
Në postimin e një blogu në ueb, në 2006, unë i quajta enklavat myslimane në Europë si zona të ndaluara, si një ekuivalent joeufemistik për shprehjen franceze "Zones Urbaines Sensibles" apo Zona të Ndjeshme Urbane. Zonat e ndaluara janë bërë që atëhere një standard në gjuhën angleze për të përshkruar zonat me shumicë myslimane në Europën Perëndimore.
Mirëpo, pasi qendrova për një kohë në "banlieues" (banlië – rrethinat) e Parisit në janar 2013 si dhe në versionet e tyre në Athinë, Berlin, Bruksel, Kopenhagë dhe Hagë, Malmo dhe Stokholm, kam dyshime për këtë punë. Ato zona nuk m'u dukën tërësisht "të ndaluara" domethënë, vende ku qeveria e ka humbur kontrollin e territorit. Nuk kishte kapo lokalë që bënin ligjin; Sherihati nuk ka zëvendësuar zbatimin e ligjeve të shtetit. Në ato kohë, shpreha keqardhje që kisha përdorir termin "zona të ndaluara".
Një agjensi udhëtimi në Berlin, në tetor 2010. |
Po çfarë janë atëhere këto vende? Një përzjerje e pashoqe për të cilën ende nuk ka një emër.
Nga një anë, shtetet europerëndimore, mund të ndërhyjnë në çdo kohë dhe kudo në territorin e tyre sovran. Siç e tregoi edhe shkëmbimi i zjarrit në në Verviers dhe aksionet që pasuan në Belgjikë, superioriteti i përdorimit të forcës, qoftë ushtarake, të inteligjencës apo policore, dëshmon se shtetet nuk e kanë humbur kontrollin e territoreve të tyre.
Pas një sulmi terrorist në maj 2014, policia u dislokua nfuqimisht në zonat e hebrejve në Antverp, Belgjikë. |
Nga ana tjetër, qeveritë shpesh zgjedhin të mos ua imponojnë vullnetin e tyre zonave me shumicë myslimane, duke u lejuar autonomi të konsiderueshme, duke përfshirë në disa raste edhe gjyqet e Sherihatit që përmendi Emerson. Alkooli dhe mishi i derrit janë praktikisht të ndaluara në këto rajone, poligamia dhe veshja e burkave janë diçka e zakonshme, policia hyn pa ndonjë dëshirë dhe vetëm kur nevojitet përdorimi i forcës ndërsa myslimanët shpesh lihen pa ndëshkuar për shumë shkelje ligji ndryshe nga pjesa tjetër e popullsisë së vendit.
Skandali seksual me fëmijët në Roterham të Anglisë ofron një shembull të fuqishëm. Një hetim zyrtar zbuloi se për 16 vjet (1997-2013), një rrjet burrash myslimanë kishin shfrytëzuar seksualisht – nëpërmjet rrëmbimit, përdhunimit në grup, prostitucionit dhe torturës – të paktën 1,400 vajza jomyslimane të moshës 11 vjeç e lart. Policia kishte marrë një dyndje ankesash nga prindërit e vajzave, por nuk kishte bërë asgjë; mund të kishte vepruar por vendosi që të mos përzjehej.
Sipas hetimit, "Policia nuk i dha përparësi SSF-së [shfrytëzimit seksual të fëmijëve], lidhur me shumë fëmijë viktima dhe shkeli ligjin duke mos vepruar ndaj krimit të abuzimit të tyre". Akoma më alarmuese, ishin disa raste, në të cilat "baballarët arritën të gjenin vajzat e tyre dhe u përpoqën t'i shpëtonin nga shtëpitë ku po abuzoheshin, por përfunduan vetë të arrestuar kur ishte thirrur policia". Akoma edhe më keq, vajzat "ishin arrestuar për shkelje si prishje të qetësisë, apo për gjendje të dehur dhe të çoroditur, ndërkohë që asnjë veprim nuk ishte ndërmarrë kundër autorëve të përdhunimit dhe sulmeve seksuale ndaj fëmijëve".
Një tjetër shembull, gjithashtu britanik, ishte i ashtuquajturi Operacioni Kali i Trojës që lulëzoi nga 2007 deri në 2014, në të cilin (përsëri, në bazë të një hetimi zyrtar), një grup funksionarësh të shkollave zhvilluan "një strategji për të marrë nën kontroll një numër shkollash në Birmingham dhe t'i administronin ato në bazë të parimeve strikte islamike".
Si duhen quajtur Rotherhami Birminghami? Ato nuk janë zona të ndaluara, as në kuptimin gjeografik e as në atë të sovranitetit. Këtu kemi ngecur ne: Emersoni, të tjerët si Guvernatori i shtetit Louisiana Bobby Jindal dhe unë. Anglishtja nuk ka një term të gatshëm për këtë fenomen. Dhe jo rastësisht, nuk di ndonjë rast të ngjashëm historik, në të cilin shumica e popullsisë së një vendi të pranojë zakonet madje edhe kriminalitetin e një komuniteti më të dobët emigrantësh. Bota nuk ka parë ndonjë gjë të krahasueshme me këtë gërshetim që vihet re në Perëndim të suksesit, ndrojtjes dhe ndjenjës së fajit të një shoqërie që ka një fuqi superiore, por që nuk ka aspak dëshirë që ta përdorë atë.
Në vend të zonave të ndaluara, propozoj sektorë gjysëm-autonomë, një term që nënvizon natyrën e tyre të pashkëputur dhe jogjeografike, pra duke na lejuar një diskutim më të saktë të asaj që mund të thuhet se është problem më i mprehtë i Europës Perëndimore.