Të dielën e një jave më parë, qeveria franceze organizoi një manifestim solidariteti në të cilin morën pjesë një aradhë udhëheqësish të huaj dhe të gjitha partitë politike të vendit të bashkuara në një "bashkim të shenjtë" (një term evokuar nga koha e Luftës së Parë Botërore) kundra masakrave në revistën "Charlie Hebdo" dhe në dyqanin kosher.
Në fakt, të gjitha partitë politike, por me një përjashtim – Frontin Nacional (FN) të udhëhequr nga Marine Le Pen, mesa duket e përjashtuar sepse nuk përfaqëson "vlerat republikane". Në realitet, u ndalua sepse, është e vetmja parti politike franceze që kundërshton emigracionin dhe politikanët e tjerë druhen se FN po fuqizohet për shkak të masakrave. Po ashtu, qeveria ndaloi dje edhe një demonstratë nga "Riposte Laïque" (Përgjigjia Laike) një organizatë sekulariste që ka bërë thirrjen: "Jashtë Islamistët".
Sulmet në Paris bënë që Marine le Pen të ftohet për një takim me presidentin francez por jo një ftesë për të marshuar në paradën e tij. |
Ndonëse vetë jam një liberal klasik me prirje libertarian, në qendër të Partisë Republikane në Shtetet e Bashkuara, unë e mirëpres forcimin e Frontit Nacional dhe shumë partive të tjera të denoncuara si "të djathta ekstreme".
Ja sepse:
Sigurisht, disa parti europeane kanë vërtet cilësi fashiste, veçanërisht Agimi i Artë në Greqi apo Jobbik në Hungari. Mirëpo të tjerat që janë duke u njollosur si të tilla janë në fakt populiste dhe rebeluese, shpesh në fakt me programe ekonomike majtiste, sidomos në lidhje me asistencën sociale. Ato janë centriste në imagjinatën e tyre, duke formuar një gërshetim të ri idesh që merr si nga e djathta ashtu edhe nga e majta në natyrën e polikave që propozojnë dhe mbështetësve që i rrethojnë.Ato përfaqësojnë përgjigje të shëndetshme, normale, legjitime dhe konstruktive të njerëzve të pakënaqur. Mbi të gjitha, ato thonë hapur atë që mendojnë shumë njerëz.
Disa grekë duke shprehur ndjenjat e tyre për shqetësimin tjetër populist: Bashkimin Europian. |
Për shembull, në rastin e masakrave të fundit, Le Pen ishte, si zakonisht, e vetmja udhëheqëse franceze që doli hapur në identifikimin e kauzës për të cilën u kryen: "Në po luftojmë kundër një ideologjie, atë të fondamentalizmit islamist". Ndryshe nga ajo, Presidenti François Hollande gënjeu copë: "Ata që kryen këto akte, ata fanatikë, nuk kanë asnjë lidhje me fenë myslimane". (Kryeministri i tij, Manuel Valls foli pak më mirë: "Jemi duke bërë luftë … kundër Islamit radikal".)
Përveç FN në Francë, parti të ngjashme janë Partia e Pavarësisë në Mbretërinë e Bashkuar (UKIP), Partia Popullore Zviceriane, Partia e Lirisë së Austrisë, Alternativa për Gjermaninë, Partia Popullore Daneze, Partia e Progresit (Norvegji), Demokratët e Suedisë, Partia Finlandeze dhe në krye të të gjithave Partia për Lirinë (Hollandë), e themeluar nga Geert Wilders, të cilin e konsideroj si politikanin më të rëndësishëm të Europës.
PEGIDA ka organizuar demonstrata të mëdha në Gjermani, sidomos në Dresden. |
Dy shqetësime janë në krye të agjendës së tyre: Bashkimi Europian dhe Islamizmi. BE-ja shkakton pakënaqësi për një numër arsyesh – britanikët duan të dalin prej tij, gjermanët duan të paguajnë më pak për të tjerët, grekët duan më pak shtrëngim rripi: të gjithë ndjehen të shtypur nga eksperimenti supra-nacional që filloi në mënyrë modeste në 1951 si Komuniteti Europian për Qymyrin dhe Hekurin. Vetëm burokratët e BE-së dhe të pasurit, të shkëputur nga realiteti i jetës së përditshme, argumentojnë se gjërat janë në rregull.
Për Islamizmin, përgjigjia në mbarë Europën është e bashkuar. Nga Spanja në Norvegji, dëgjohen ankesa për emigrantë të tepërt, për tepër lehtësira rehatuese, për tepër patologji sociale, për tepër supremacy islamike, për tepër Sherihat (ligji islamik) dhe për tepër dhunë. Një numër në rritje europianësh kanë frikë nga Islamizmi, vajtojnë humbjne e kulturës së tyre tradicionale dhe shqetësohen për të ardhmen e fëmijëve të tyre.
Partitë tradicionale, media dhe akademikët janë angazhuar në një fushatë denigrimi, kufizimi, ostracizmi kundër këtyre partive për t'i njollosur si nazistët e rinj. Kjo është e rrezikshme dhe e kotë. E rrezikshme sepse, duke ua mohuar pranimin dhe respektin, anëtarët e këtyre partive do të priren më shumë drejt ekstremizmit dhe dhunës. E kotë sepse numri i mbështetësve të tyre është duke urritur pandalshmërisht. Për shembull, Demokratët e Suedisë kanë dyfishuar votat që kanë marrë në secilën nga katër zgjedhjet e fundit. Anketimet tregojnë se Le Pen dhe Wilders janë në krye të vendevë të tyre përkatëse. Ndërsa vazhdojnë që të fitojnë mbështetës të rinj, shumë prej tyre do të kenë së shpejti një zë të fuqishëm në vendet europiane.
Në vend që t'i përbaltin dhe të përpiqen t'i përjashtojnë, institucionet tradicionale duhet t'u japin zemër partive populiste që të moderohen, që të bëhen me të sofistikuara dhe që të marrin pjesë plotësisht në procesin politik. Ndonëse ato priren të jenë më të padisiplinuara, me disa elemente paranojakë dhe të papranueshëm, ato do të mësojnë në proces e sipër, duke shkarë nganjëherë por duke fituar më shumë reputacion. Po, disa prej tyre kanë një të kaluar të dyshimtë , por të tillë e kanë pasur edhe disa parti, tashmë të konsideruara si tradicionale në vende si Franca dhe Suedia.
Të mirëpritur apo jo, kryengritësit po vijnë. E ardhmja do të jetë më e mirë për të gjitha palët, nëse ata marrin përsipër përgjegjësitë që u takojnë në shoqëri. Kjo bëhet me ndihmën jo me armiqësimin e institucioneve. Ata meritojnë mirësjellje dhe respekt.