Një miting me thirrjen "Ndaloni gjakderdhjen në Gaza" në qendër të qytetit Miami në 20 korrik u karakterizua nga thirrje agresive islamiste, tipike në veprimtari kundër Izraelit. Në anglisht, demonstruesit thirrën "Ne jemi Hamas!" dhe "Ne jemi Xhihad!" (siç mund t'i dëgjoni vetë këtu). Në hebraisht, një përkrahës i Hamasit i bërtiti një mbështetësi të Izraelit "Bir bushtre" dhe "Vafsh në djall" si dhe bëri gjeste të turpshme me krah. Në arabisht, turma bërtiti parrullën famëkeqe "Khaybar, Khaybar, oh jahudit, ushtria e Muhametit do të rikthehet" (që i refreohet masakrës së hebrejve nën drejtimin e profetit të Islamit në vitin 629 AD).
Siç thashë, vetëm një demonstratë tipike anti-Izrael në një kohë që ka shumë më të këqia se kjo. Tipike – përveç faktit që disa nga sponsorët e saj kërkojnë më këmbëngulje që të trajtohen me respekt.
Në një raport të 23 korrikut për këtë demonstratë, studuesja hulumtuese Danielle Avel botoi një kopje të një letre me shkëlqim, një fletushkë reklamë për aktivitetin me një listë të shtatë organizatorëve të tij:
American Muslim Association of North America (AMANA), Council on American-Islamic Relations (CAIR) Florida, Islamic Circle of North America (ICNA), Students for Justice in Palestine (SJP), Syrian American Council of South Florida (SAC), American Muslims for Emergency & Relief (AMER), and American Muslims Foundation.
__________________________________
Faqja në Facebook e demonstratës liston një koalicion prej tetë organizatash, disa prej të cilave përsëriten edhe në fletushkën e lartpërmendur.
Bashkohuni me ne & përhapni fjalën! Në koordinim me koalicionin tonë: Al-Awda Coalition, Students for Justice in Palestine (SJP)-FL, POWIR, Broward Green Party, CAIR, National Lawyers Guild (South Florida), Students for Justice in Palestine (SJP) - FAU, and Students for Justice in Palestine (SJP) - FIU.
______________________
Dy grupe në veçanti CAIR dhe ICNA, ranë në sy të studjueses Avel sepse ato pretendojnë që të marrin ftesa për në Shtëpinë e Bardhë, të dalin për të folur në rrjetet televizive dhe në universitetet më në zë si dhe shenja të tjera të njohjes publike. Mirëpo, çfarë ndodhi në Miami, vuri në dukje ajo me saktësi, zbulon ekstremizmin e tyre të vërtetë.
Gjashtë ditë më vonë, në 29 korrik, dega e CAIR në Florida u përgjigj me një mohim:
CAIR-Florida nuk ishte pjesë, nuk planifikoi, nuk organizoi, nuk mori pjesë në të si dhe nuk kishte absolutisht asnjë lidhje me mitingun e 20 korrikut. Nëse ndonjë dokument radhit CAIR-Florida si organizatore të kësaj veprimtarie, ajo përfshirje në listë është bërë pa lejen e CAIR-Florida.
Nuk i besoj vërtetësisë së këtij mohimi për disa arsye:
- Pandershmëria e CAIR është kaq e përhapur saqë kam një bibliografi të tërë të shkrimeve të mia që demaskojnë arsyet pse nuk janë për t'u besuar.
- Fletushka, një kopje të të cilës e kam edhe unë, dy herë vë në dukje se Sofian Zakkout organizoi mitingun. Zakkout është kaq i afërt me CAIR, sa që ai është praktikisht një vullnetar në stafin e tyre: ai koordinohet me ta, citohet prej tyre, kërkon ndihmë prej tyre dhe është në listën e kontakteve të tyre. (Për më shumë lidhur me Zakkout, lexoni ekspozenë nga Avel). Një vit më parë, ai rendiste degën e CAIR në Florida në një tjetër fletushkë thirrje për miting. Nuk ta ha mendja që të përfshijë emrin e tyre në lista pa një aprovim prej tyre.
- Faqja në Facebook ende radhiste CAIR si organizatore të mitingut, dy javë pas deklaratës mohuese nga CAIR.
- Ndoshta sepse CAIR kërkon që të fshehë të vërtetën pas semantikës. Si organizata në rang kombëtar (në faqen në Facebook) ashtu edhe dega në Florida (në fletushkë) janë renditur si organizatore. Deklarata e 29 korrikut vetëm sa mohon që të ketë dhënë lejen për të dytën, por jo për të parën. Është më e besueshme që drejtuesit kombëtarë të CAIR të kenë dhënë lejen për t'u renditur si organizatorë por jo dega e tyre në Florida.
Duke pasur parasysh këto fakte, unë nuk i besoj deklaratës nga CAIR.
Unë besoj se ajo e organizoi veprimtarinë e shëmtuar në Miami; se deklarata mohuese është një gënjeshtër; dhe se fjalët e turpshme në mitingun në Miami zbulojnë fytyrën e vërtetë të CAIR.
CAIR nuk meriton ftesa dhe paraqitje publike. Ajo duhet të trajtohet dhe përbuzet si një grup periferik në mënyrë të ngjashme me Ku Klus Klanin dhe "Kombin e Islamit".