Disa konservatorë kanë ngritur çështjen se ose Presidenti Barack Obama në mënyrë të përsëritur i referohet organizatës, e cila ka pushtuar qytetin iraken të Mosulit dhe ka shpallur një kalifat, jo si "Shteti Islamik në Irak dhe Siri", apo ISIS, por si "Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit" apo ISIL. Në fjalimin e tij në televizion kushtuar këtij grupi në 10 shtator, për shembull, ai e përdori akronimin ISIL njëzet herë.
Debati "ISIS apo ISIL" u shfaq për herë të parë, nga sa mund ta gjykoj unë, kur FoxNews.com botoi "Përdorimi i ISIL dhe jo ISIS nga Obama, tregon një tjetër histori", një analizë e datës 24 gusht, të dy akronimeve nga Liz Peek e "Fiscal Times". Peek argumentonte:
që të dy përshkruajnë të njëjtën organizatë vrastare. Dallimi është që Levanti përfshin një territor shumë më të gjerë se thjesht Iraku dhe Siria. Ja si përcaktohet: Levanti sot përfshin ishullin e Qipros, Izraelin, Jordaninë, Libanin, Sirinë, Palestinën dhe pjesë të jugut të Turqisë.
Me fjalë të tjera, Levanti i fryn ambicjet e grupit nga thjesht dy vende në diçka shumë më të madhe. Disa shkojnë edhe më larg. Phyllis Chesler sheh mundësinë për të përfshirë këtu edhe Arabinë Saudite dhe emirate e Gjirit Persik.
Peek sheh këtu një lojë dinake nga Obama që synon të heqë vëmendjen nga dështimet e tij në Siri dhe Irak. Të tjerë dyshojnë se kjo bëhet vetëm që ai të përfshijë në këtë ekuacion, pa qenë nevoja, edhe Izraelin. Për shembull, uebsajti "Now The End Begins" (Tani fillon fundi) pretendon se ka zbuluar një plan "me të vërtetë të ndryrë dhe diabolik":
Kur Barak Obama i referohet përsëri e përsëri Shtetit Islamik si ISIL, ai u dërgon mesazh myslimanëve mbarë Lindjes së Mesme se ai personalisht nuk e njeh Izraelin si komb sovran por si një territor që i takon Shtetit Islamik.
Mirëpo, nuk ka ndonjë dallim kuptimplotë gjeografik apo politik ndërmjet dy përkthimeve.
Në arabisht, organizata (të paktën deri sa u rimërtua në fund të qershorit 2014) është Ad-Daëla as-Islamiya fi'l-Iraq ëa'sh-Sham (الدولة الإسلامية في العراق والشامý, e njohur në arabisht nga akronimi Da'sh). Të gjitha fjalët janë të lehta për t'u përkthyer përveç asaj të fundit; Sham, zakonisht, përkthehet si Siria e MAdhe dhe nuk ka ndonjë ekuivalente në anglisht. Siria e Madhe është një term amorf gjeografik dhe kulturor si MesPerëndimi apo Lindja e Mesme që nuk ka kufij zyrtarë: ajo gjithnjë përfshin shtetet moderne të Sirisë, Libanit, Izraelit dhe Jordanisë, si edhe territoret palestineze, por disa mendojnë se përfshin edhe pjesë të Egjiptit, Irakut, Turqisë madje edhe gjithë Qipron.
Flamuri i ISIL/ISIS me fjalët "Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit" shkruar nën shahadën. |
Duke qenë se nuk ka pasur ndonjëherë ndonjë vend të pavarur me emrin Sham, kuptimi ikëtij termi gjeografik mbetet temë debati teorik. Në pjesën më të madhe të shekullin XX, nga 1918 në 2000, politikanët (si Mbreti Abdullah i i Jordanisë dhe Hafez al-Asad i Sirisë) dhe lëvizjet (sidomos Partia Social Nacionaliste Siriane) aspiruan pa sukses që të krijonin dhe të mbizotëronin Shamin. (Kam shkruar për këtë temë, Greater Syria: The History of an Ambition,– "Siria e Madhe: Historia e një ambicjeje" botuar nga Oxford University Press, në 1990.)
Duke qenë se "Siria e Madhe" është e ndërlikuar si shprehje, emri Da'sh thjeshtëzohet në "Siri". Mirëpo, ky emër pastaj ngatërrohet lehtësisht me shtetin ekzistues të Sirisë që është krijuar për herë të parë në vitin 1946 kështu që disa të tjerë kanë zgjedhur të përkthejnë "Shamin" si "Levant". Ndonëse Levanti ka një përparësi të dallueshme që nuk është kaq i ngatërrueshëm. Është një fjalë arkaike ,me origjinë romantike nga shekulli i 15, plot me kujtime të buta dhe ekzotike, shumë jashtë kontekstit për vrasësit e Da'sh. Kufijtë e tij janë gjithashtu të papërcaktuara, duke iu referuar në mënyrë të mjegullt disa vendeve të Mesdheut lindor, andej nga lind Dielli ("levant" do të thotë "duke u ngritur" në Frëngjisht).
Pram me pak fjalë, të dyja përkthimet janë të sakta, të dyja janë korrekte, të dyja përshkruajnë një hapësirë të ngjashme dhe të dyja kanë të meta – njëra i referohet një shteti tjetër ekzistues ndërsa tjetra një rrethi arkaik. Për arsye që nuk i di, dega ekzekutive e qeverisë së SHBA-së përvetësoi nomenklaturën ISIL dhe stafi i saj në përgjithësi përdor këtë term, ndonëse disa anëtarë të Kongresit, media dhe specialistët (duke më përfshirë edhe mua) në përgjithësi preferojnë ISIS.
Kështu që, le të mos e vrasim edhe aq mendjen se si duhet ta përkthejmë Da'sh dhe të përqendrojmë përpjekjet tona që ta qërojmë nga bota këtë kërcënim barbar.
Siria e Madhe e paraqitur në hartën e umas nga Da'sh. |
Shtesë e datës 12 shtator, 2014: Ja një arsye se pse qeveria e SHBA-së mund të ketë zgjedhur ISIL në vend të ISIS: "Integrated Sensor" një program Strukture i Agjensinsë për Projekte të Avancuara Kërkimore të Mbrojtjes njihet si ISIS.