Përpara se t'i uroj mirëseardhjen shtetit në lindje të Kurdistanit, në veri të Irakut, më duhet ta pranoj se e kam kundërshtuar pavarësinë e tij në të kaluarën.
Në 1991, pasi mbaroi Lufta e Kuvajtit dhe Sadam Hyseini sulmoi 6 milionë kurdët e Irakut, unë paraqita tri argumente kundër ndërhyrjes amerikane në mbështetje të tyre. Ato argument vazhdojnë të dëgohen shpesh edhe sot: Pavarësia kurde (1) do të sillte fundin e Irakut si shtet; (2) do të nxiste agjitacionin kurd për pavarësi në Siri, Turqi dhe Iran, duke sjellë destabilizimin dhe konflikte për kufijtë si dhe (3) do të sillte persekutimin e jokurdëve, duke shkaktuar "shkëmbime të mëdha dhe të përgjakshme të popullatave".
Harta tregon Qeverinë Rajonale të Kurdistanit, me provincën e sapopushtuar të Kirkurkut në ngjyrë të gjelbër. |
Të treja këto parashikime dolën tërësisht të gabuara. Duke pasur parasysh historinë e dështuar si në planin e brendshëm ashtu edhe atë të jashtëm të Irakut, fundi i këtij shteti të bashkuar mund të sjellë vetëm çlirim. Kjo është e vërtetë edhe për kurdët në vendet fqinje. Siria është copëtuar vetë në tre përbërëse etnike e sektariane: Kurdët, Arabët Suni dhe Arabët Shia, që në plan afatgjatë mund të jetë më mirë për të gjithë. Shkëputja e kurdëve nga Turqia mund të pengojë ambicjet aventureske të Presidentit të tanishëm Rexhep Tajip Erdoan. Po kështu, ikja e kurdëve nga Irani e zvogëlon në mënyrë ndihmëse këtë mini-perandori kaq agresive. Jo vetëm që popullatat jokurde nuk do të arratisen nga Kurdistan Iraken siç druhesha unë, por e kundërta ka ndodhur: qindra mijëra refugjatë po derdhen nga pjesa tjetër e Irakut për të përfituar nga siguria, tolerance dhe mundësitë që ofron Kurdistani.
Unë mund të jap llogari për gabimet e mia: Në 1991, askush e dinte se qeverisja autonome e kurde në Irak do të lulëzonte në këtë mënyrë. Qeveria Rajonale e Kurdistanit (KRG), e cila u themelua një vit më pas, mund të quhet (me vetëm pak ekzagjerim) si Zvicra e të Lindjes së Mesme Myslimane. Banorët e saj malësorë, të armatosur, të aftë në tregëti duan vetëm që t'I lënë rehat e të begatohen.
Vështirë ta parashikonte njeri në 1991 që ushtria kurde, "peshmerga", do të çimentohej si një forcë kompetente dhe e disiplinuar; se KRG do të hidhte poshtë metodat terroriste të cilat në ato kohë përdoreshin nga kurdët në Turqi; se ekonomia do të kishte një bum; se dy familjet udhëheqëse kurde, Talabanët dhe Barzanët do të mësonin të bashkëjetonin; se KRG do të angazhohej në diplomaci të përgjegjshme; se udhëheqja e saj do të nënshkruante marrëveshje ndërkombëtare tregëtare; se 10 institucione të arsimit të lartë do të themeloheshin dhe se kultura kurde do të lulëzonte në këtë mënyrë.
Mirëpo ja që të gjitha këto ndodhën. Siç e përshkruan studjuesi izraelit Ofra Bengio, "Kurdistani autonom u tregua pjesa më e qendrueshme, e begatë, paqësore dhe demokratike e Irakut".
Erbil, kryqyteti i Kurdistanit Iraken, është duke lulëzuar. |
Po çfarë plani ka tani KRG-ja?
Synimi parë, pas humbjeve të rënda përballë Shtetit Islamik është që "peshmerga" të ristërvitet, të armatoset dhe të bëhet aleate taktike me disa ish-kundërshtarë të saj si qeveria qendrore e Irakut dhe kurdët e Turqisë, hapa të cilat mund të kenë pasoja positive për të ardhmen e Kurdistanit.
Së dyti, udhëheqja e KRG-së ka sinjalizuar synimin për të mbajtur një referendum për pavarësinë, i cili siç mendojnë ata me të drejtë do të sigurojë një mbështetje të fuqishme mbarëpopullore. Mirëpo, nga pikëpamja diplomatike, është shumë mbrapa. Qeveria qendrore e Irakut sigurisht që e kundërshton këtë synim. Po kështu janë kundër edhe fuqitë e mëdha, me drojën dhe shqetësimin e tyre të zakonshëm për qendrushmërinë e rajonit. (Kujtoni "Fjalimin Pulës së Kievit" të Presidentit George H.W. Bush në 1991.)
Megjithatë, duke pasur parasysh arritjet superiore të KRG-së, fuqitë e jashtme duket ta nxisin pavarësinë. Media proqeveritare në Turqi qysh tani ka filluar ta bëjë këtë. Zv-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden mund t'I rikthehet propozimit të tij të vitit 2006 "për t'I dhënë çdo grupi etno-fetar- Kurd, Arab Suni dhe Arab Shia – hapësirë për t'u vetqeverisur, duke lënë qeverinë qendrore të kujdeset vetëm për interesat e përbashkëta".
Së treti: Po nëse kurdët e Irakut bashkojnë forcat në të dy anët e tre kufijve - siç kanë bërë në raste të veçanta – dhe formojnë një Kurdistan të vetëm, me një popullatë prej 30 milionë njerëz dhe ndoshta me një korridor për në Detin Mesdhe? Një nga grupet më të mëdha etnike në botë që nuk ka shtetin e tij (një argument i diskutueshëm se po kështu janë edhe fjala vjen Kannadiga në Indi), Kurdët humbën rastin e tyre historik në zgjidhjet pas Luftës së Parë Botërore sepse nuk patën intelektualët dhe politikanët e duhur.
Çdo hartë e kurdëve ndryshon nga tjetra. Kjo këtu ofron një version të shtrirjes së tyre gjeografike, duke përfshirë edhe një corridor për në Detin Mesdhe. |
Lindja tani e një shteti kurd do të ndryshonte thellësisht rajonin duke shtuar njëkohësisht një vend të ri, të një farë madhësie, duke cunguar pjesërisht katër fqinjët e tij. Ky skenar do të qortohej në pothuajse kudo tjetër në botë. Por në Lindjen e Mesme, e cila ende ndodhet e mbërthyer nga marrëveshja e dështuar Sajk-Piko (Sykes-Picot) e arritur pas negociatave të fshehta të fuqive europiane në 1916 – ka nevojë për një shkundje të shëndetshme.
Nga kjo perspektivë, dalja e një shteti kurd, është vërtet një destabilizim, i rrezikshme por i nevojshëm i mbarë rajonit, që ka filluar me Tunizinë në dhjetor 2010. Ngjashmërisht, i uroj me ngrohtësi mirëserdhjen të katër pjesëve potenciale që të lidhenj së shpejti dhe të formojnë një Kurdistan të vetëm e të bashkuar.