Ndërsa operacionet e Izraelit kundër Hamasit po përmbyllen, ja shtatë përfundime nga konflikti gati njëmujor:
Mbrojtja raketore: Suksesi i shkëlqyer i Kupolës së Hekurt, sistemi mbrojtës që ka rrëzuar pothuajse çdo raketë të Hamasit që kërcënonte jetën apo pronën e njerëzve nxjerr mësime të mëdha për Izraelin dhe botën. Sukesi i saj tregon shënon se "Lufta e Yjeve" (siç u emërtua në mënyrë dashakeqëse kur u prezantua në 1983) vërtet që mund të ofrojë mbrojtje nga raketa dhe predha me rreze të shkurtër veprimi dhe besohet edhe nga ato me rreze të gjatë. Kjo ka fuqinë të transformojë mënyrën sesi luftohet në të ardhmen.
Kupola e Hekurt në veprim, duke mbrojtur izraelitët |
Tunelet: Të ndërtosh tunele për t'i dalë armikut nga mbrapa nuk është ndonjë taktikë e re; historikisht është përdorur me sukses si për shembull në Betejën e Mesineve, në 1917, kur minat britanike vranë 10,000 ushtarë gjermanë. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kishin dijeni për tunelet e Hamasit përpara se të fillonin luftimet e 8 korrikut por as që ya kishte marrë mendja se sa të shumtë në numër, sa të gjatë, të gjerë, me cilësi ndërtimi dhe me sofistikim elektronik kishin qenë ato. Siç shkruan "Times of Israel" "superioriteti i Izraelit në ajër, det dhe tokë nuk pasqyrohet kur vjen puna nëntokë". IDF pra ka nevojë për kohë shtesë për të arritur edhe mbizotërimin nëntokë.
Konsensus në Izrael: Barbarizmi i pandalshëm i Hamas-it ka krijuar një konsensus të paparë mes izraelitëve hebrenj në favor të fitores ushtarake. Ky unanimitet gati i plotë nga një anë ka forcuar pozitën e qeverisë në marrëdhënie me fuqitë e jashtme (kryeministri Netanyahu e paralajmëroi administratën amerikane që të mos ia vinte kurrë më në dyshim fjalën e tij) dhe nga ana tjetër sinjalizon se politika e brendshme e Izraelit do të lëvizë qartësisht nga e djathta në kampin nacionalist.
Përgjigjia e Lindjes së Mesme: Me përjashtim të padronëve shtetëorë të Hamasit (Turqi, Katar, Iran), terroristët islamistë nuk kanë gjetur pothuajse asnjë mbështetje në rajon. Një shembull domethënës është mbreti saudit Abdullah tha se Hamasi është duke i vrarë njerëzit në Gaza: "Është e turpshme dhe e pahijshme që këta terroristë janë [duke copëtuar trupat e të pafajshmëve ndërkohë që bëjnë publike me krenari veprimet e tyre] në emër të fesë". Sa mirë që e njeh armikun e tij për vdekje.
Kohët e miqësisë së harruar: Ismail Haniyeh (majtas) dhe Khaled Meshaal (në qendër) të Hamasit, në Xhedah me mbretin saudit Abdullah në 2007. |
Rritja e anti-semitizmit: Sidomos në Europë por edhe në Kanada dhe Australi, anti-semitizmi ka dalë në plan të parë, kryesisht nga palestinezët dhe islamistët por edhe nga aleatët e tyre të ekstremit të majtë. Ky reagim, ndonëse i parashikueshëm, do të vazhdojë të rrisë emigracionin e hebrejve drejt dy vendeve të sigurta: Izraelit and Shteteve të Bashkuara. Në të kundërt, myslimanët e Lindjes së Mesme me përjashtim të Turqisë dhe të arabëve që jetojnë nën kontrollin izraelit, qendruan të qetë.
Reagimet e elitë përballë atyre popullore: Nuk ndodh çdo ditë që Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara dhe të gjithë 28 ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian të anojnë nga Izraeli kundër një armiku arab, po kjo ishte ajo që ndodhi. Në Kongresin amerikan, Senati aprovoi në mënyrë unanime kurse Dhoma me 395 vota pro dhe 8 kundër, një shtesë prej 225 milionë dollarësh për programin e Kupolës së Hekurt. Kjo nuk përkon me rënien e simpatisë për Izraelit në publikun e gjerë në të gjitha këto vende (ndonëse jo në SHBA). Si shpjegohet kjo mospërputhje? Sipas nuhatjes sime udhëheqësit marrin me mend sesi do të kishin vepruar ata nëse do të përballeshin me raketa dhe tunele të armikut, ndërkohë që publiku përqendrohet më shumë te fotografitë e foshnjeve të vrara në Gaza.
Foshnjet e vrara: Kjo na sjell te aspekti më i ndërlikuar, më kundërintuitiv dhe më i çuditshëm i gjithë konfliktit. Duke qenë se IDF gëzon një përparësi shpartalluese ndaj Hamasit në fushëbetejë, përplasja mes tyre ngjan më shumë me një operacion policie sesa me një luftë. Për këtë arsye, izraelitët u gjykuan kryesisht nga qartësia e deklaratave publike të udhëheqësve të tyre, nga përdorimi i arsyeshëm I dhunës dhe nga evidence e paraqitur. Kështu, vëmendja e medias herë pas here u zhvendos nga sfera ushtarake te ajo e vënies në pikëpyetje të kufirit të masës, moralitetit dhe politikës. Arma më e madhe strategjike e Hamasit në luftën e tij për të dëmtuar reputacionin e Izraelit dhe për të arritur armiqësimin ndaj tij nuk ishin as raketat dhe as tunelet por fotografitë e dhimbshme të civilëve të vrarë që besohet se janë vrarë nga IDF.
Kjo çon në situatën e çmendur në të cilën vetë Hamasi ka interes që të shkatërrohem pasuritë e palestinezëve, detyron civilët që të vriten e sakatohen, fryn shifrat e të vrarëve dhe mund të qëllojë edhe vetë brenda territorit të tij – kurse IDF shpesh pëson humbje të panevojshme në njerëz nga droja se mund të dëmtojë palestinezët. Qeveria izraelite shkon edhe më larg: ajo furnizon me shërbim mjekësor, ushqime dhe personel teknik që rrezikon jetën për të siguruar që gazanët të vazhdojnë të kenë rrymë elektrike falas.
Kamione me ushqime, ilaçe dhe furnizime të thera që shkojnë nga Izraeli në Gaza në kalimin Kerem Shalom gjatë luftimeve. |
Janë situata që të bëjnë të kruash kokën kur Hamasi festoon vuajtjet e palestinezëve, ndërsa Izraeli bën çmos që të sigurijë jetesën normale të armikut të vet. E çuditshme vërtet, por kjo është natyra e luftës moderne, kur opinionet dhe editorialet kanë më shumë rëndësi sesa plumbat. Sipas termave Klauseviciane, qendra e rëndesës së luftës është zhvendosur nga fushëbeteja në marrëdhëniet publike.
Në fund, të gjitha forcat e civilizuara dhe morale të Izraelit dolën në plan të parë shumë qartë përballë barbarizmit. Por jo aq mirë sa të parandalojnë, për një kohë të gjatë, sulmin tjetër të radhës.