Administrata e Obamës ka sjellë në Uashington një terrorist libanez të quajtur Ahmed Abu Khattala për ta nxjerrë në gjyq si të pandehur. Historia e tij flet qartë për mënyrën sesi shihet nga qeveria rreziku islamist dhe përfundimi nuk është aspak inkurajues. Por fatmirësisht, egziston dhe një alternativë tjetër shumë më e mirë.
Ahmed Abu Khattala. |
Abu Khattala akuzohet që ka marrë pjesë në vrasjen e një ambasadori dhe tre amerikanëve të tjerë në Benghazi, në shtator të vitit 2012. Pas një hetimi tmerrësisht të zvargur, gjatë të cilit personi i dyshimtë jetonte në gjendje të lirë dhe në mënyrë sfiduese jepte intervista për shtyp, më 15 qershor ai u kap nga ushtarakët amerikanë. Pasi u transportua nëpërmjet ajrit dhe detit në Washington, D.C., Abu Khattala u burgos, iu dha një avokate mbrojtëse, Michelle Peterson, iu ngrit padi, doli në gjyq dhe pasi dëgjoi aktakuzën të përkthyer në arabisht, e shpalli veten tw pafajshwm ndaj të vetmes akuzë për pjesëmarrje në komplot dhe kërkoi të respektohej dieta e tij me ushqim "hallall". Mundësitë janë që të dënohet me burgim të përjetshëm.
Një skicë e realizuar artistikisht e Abu Khattala-s, me kufje në vesh, pranë avokates së tij Michelle Peterson, ndërsa kryen betimin përpara gjykatësit John Facciola, gjatë seancës gjyqësore të mbajtur më 28 qershor, 2014 në Gjykatën Federale të Qarkut të Shteteve të Bashkuara në Washington D.C. |
Ky skenar paraqet dy probleme. Së pari, Abu Khattala gëzon të gjitha mundëistë për t'u mbrojtur që ofron sistemi ligjor amerikan (në fakt atij iu lexuan të drejtat që ka, dmth e drejta për të heshtur dhe ajo për t'u këshilluar me një avokat), gjë që nuk e bën të sigurtë shpalljen e tij fajtor. Siç shpjegon gazeta "The New York Times", të arrish të vërtetosh akuzat kundër tij, do të jetë diçka "veçanërisht e mbushur me sfida", për shkak të rrethanave kur u kryen sulmet, d.m.th. në mesin e një lufte civile dhe në një vend që zien nga armiqësia ndaj Shteteve të Bashkuara, ku falë shqetësimeve lidhur me sigurinë, hetuesve ligjorë të Shteteve të Bashkuara iu desh të prisnin me javë të tëra përpara se të mund të shkonin në vendin e ngjarjes për të mbledhur prova. Gjithashtu ndjekja penale varet nga dëshmia që do të japin dëshmitarët e sjellë në Shtetet e Bashkuara nga Libia, të cilët fare mirë gjatë proçesit të marrjes në pyetje si nga prokurori ashtu dhe nga mbrojtja, mund të hezitojnë të bashkëpunojnë.
Së dyti, ç'të mira do të mund të sjellë dënimi? Nëse supozojmë se gjithshka do të shkojë mirë, atëhere një operativ i thjeshtë do të dilte jashtë loje, duke lënë të pacënuara qoftë burimet ideologjike, sistemin e sigurimit të fondeve, strukturën drejtuese dhe kontrolluese si dhe rrjetin terrorist. Kështu pra, gjithë kjo energji e shpenzuar dhe kjo përpjekje një vjeçare sa cfilitëse aq dhe e kushtueshme [do të shkonte] vetëm e vetëm për të provuar diçka, por nuk do të mund të shkatërronte armikun. Nëse Abu Khattala dënohet, zyrtarët e administratës mund të mburren sa të duan, por qytetarët amerikanë do të jenë vetëm paksa më të sigurtë.
Një mund i shkuar kot, si në këtë rast, të sjell ndër mend vitet 90-të, kur sulmet terroriste trajtoheshin rregullisht si incidente kriminale dhe i kaloheshin gjykatës në vend që të trajtoheshin si çështje ushtarake me të cilat duhet të merreshin forcat e armatosura. Si rrjedhim, në vitin 1998 shpreha ankeswn se qeveria e Shteteve të Bashkuara e shihte dhunën terroriste "jo si luftë ideologjike që është, por si vijim i disa incidenteve të shkëputura kriminale, "një trajtim ky i gabuar që i shndërron forcat e armatosura amerikane "në një lloj force policore mbarëglobale dhe kërkon prej saj që përpara se të ndërmarrë ndonjë veprim, të ketë një nivel të lartë qartësie, i cili është i pamundur të arrihet" duke i kërkuar atyre të mbledhin prova të mjaftueshme për t'i paraqitur më pas përpara një gjykate të Shteteve të Bashkuara.
George W. Bush e flaku tutje paradigmën kriminale në momentin kur, në mbrëmjen e 11 shtatorit, prerazi i shpalli "luftë terrorizmit". Ndërkohë që shprehja në fjalë nuk është e gjetur mirë (si mund t'i shpallësh luftë një taktike?), ajo që më vonë u bë e njohur si "Doktrina Bush" pati të mirën e madhe që shpalli një luftë dhe jo një aksion policie mbi ata që sulmojnë amerikanët. Por tashmë, pas 13 vjetësh dhe pjesërisht për shkak të suksesit të kësaj lufte, administrata e Obamës i është rikthyer qendrimit të para-11 shtatorit d.m.th. kapjes së kriminelëve.
George W. Bush duke iu drejtuar mbarë kombit dhe duke i shpallur "luftë terrorizmit" më 11 shtator. |
Në vend të këtij qendrimi, përgjigja e Shteteve të Bashkuara ndaj akteve terroriste të ndërmarra kundër qytetarëve amerikanë duhet të jetë e menjëhershme dhe vdekjeprurëse. Siç kam shkruar përpara 16 vjetëve, "kushdo që cënon amerikanët duhet ta dijë mirë që kundërpërgjigja do të jetë e prerë dhe aspak e këndshme. … Kur nga pikëpamja logjike ka prova mëse të mjaftueshme që vënë gishtin mbi terroristë të Lindjes së Mesme të cilët u kanë rënë në qafë amerikanëve, atëherë forcat ushtarake amerikane duhet të ndërhyjnë. Nëse nuk dihet me saktësi se kush është krimineli, atëherë le të ndëshkohen ata që dihet që strehojnë e mbajnë kriminelë. T'u vihen këmba-këmbës qeverive dhe organizatave që mbështesin terrorizmin dhe jo thjesht individëve.
Të anashkalohet analiza e imtë për të gjetur se kush e ka kryer sulmin. Siguria nuk varet nga proçese gjyqësorë të ndërlikuara, por nga krijimi i një serie strategjish parandaluese nga ana e Shteteve të Bashkuara, të krijuar gjatë "vitesh ndëshkimesh plotësisht të merituara ndaj kujtdo që të ketë cënuar edhe një qytetar të vetëm amerikan". Armiqtë duhet ta dinë mirë që sa herë cënojnë qytetarët e Shteteve të Bashkuara, këto të fundit do të kundërveprojnë me ashpërsi, e si rrjedhim të ndërrojnë mendje e të mos ndërmarrin sulme të tilla në të ardhmen.
Taksapaguesit amerikanë i japin mbi 3 trilionw dollarw në vit qeverisë federale dhe në këmbim presin që të mbrohen prej kërcënimeve nga jashtë. Kjo vlen dyfish për qytetarët që gjenden jashtë shtetit në emër të qeverisë së vendit të tyre, si në rastin e katër anëtarëve të personelit të ambasadës të vrarë në Benghazi.
Proçedimi i çështjeve kriminale kërkon prova, kërkon respektimin e të drejtës për të mos folur pa praninë e avokatit, si dhe përfshirjen e këtyre të fundit, të gjyqtarëve dhe trupit gjykues. Çështjet ushtarake, nga ana tjetër, kërkojnë vetëm një gjë: shpagim pa rezervë nga ana e ushtrisë amerikane.