Figura të spikatura anti-xhihadiste si Geert Wilders, Michael Savage dhe Robert Spencer shquhen edhe sepse u është ndaluar hyrja në Mbretërinë e Bashkuar - tashmë qeveria e Lartmadhërisë së Saj, me mençurinë që e karakterizon, ka ndaluar gjithashtu dhe dy uebsajte që kanë të bëjnë me mua. E pranoj që nuk është pikërisht e njëjta gjë dhe po punoj që t'i gjej një zgjidhje kësaj çështjeje, por nga ana tjetër në mënyrë paradoksale, duke patur parasysh precedentët e turpshëm të kësaj qeverie kur vjen puna për islamizmin, e kam përjetuar këtë fakt sikur të më kishin dhënë një medalje nderi.
Imagjinoni që gjendeni në British Library, biblioteka kombëtare britanike dhe njëkohësisht dhe ent qeveritar, pak a shumë ekuivalentja e Bibliotekjës së Kongresit në Shtetet e Bashkuara apo e Bibliothèque Nationale në Francë. Le të supozojmë që dëshironi të lexoni çfarë ka shkruar David Brog mbi rënien e mbështetjes dhënë Izraelit nga ana e evangjelistëve në numrin e fundit të "Middle East Quarterly". Shtypni MEForum.org dhe do t'ju shfaqet rezultati i mëposhtëm:
Ose ndoshta keni dëshirë të mësoni arsyen pse sipas meje ka një dallim mes Islamit dhe islamizmit ose pse më duket shqetësues agresioni islamist në Britani. Për këtë arsye klikoni në DanielPipes.org dhe do t'ju shfaqet sa vijon:
Ajo çfarë më mrekullon në mënyrë të veçantë është dallimi mes dy feqeve të internetit. British Library e përfshin MEForum.org në kategori si "Fe, intolerancë" kurse DanielPipes.org si "Fe, uebsajte për mosha të rritura, intolerancë, blogje". (Ndoshta tituj si "Turizmi seksual arab" kanë bërë që uebsajti në fjalë të kategorizohet si për të rritur). Çuditërisht, të dy uebsajtet janë ndaluar për të njëjtën arsye: "Intolerancë".
Por nëse gjendeni në British Library dhe dëshironi të ushqeni urrejtjen ndaj hebrenjve nuk ka problem!!! Ja disa nga uebsajtet antisemite, ku jam futur pa asnjë problem ditët e fundit:
- Exposing the Holocaust Hoax Archive (Arkivi i Demaskimit të përrallës së Holokaustit : emri [i uebsajtit] nuk lë vend për koment.
- Gilad Atzmon: uebsajti personal i një hebreu antisemit i sëmurë.
- Jew Knowledge (Dituri hebreu): përmban studime kërkimore të bëra lidhur me mënyrën sesi mbahet nën kontroll Hollivudi nga hebrenjtë, lidhjet e hebrenjve me sulmin e 11 Shtatorit dhe gjëra të tjera si këto.
- Muslim Public Affairs Committee, UK (Komiteti Mysliman i Çështjeve Publike, MB): një grup xhihadist antisemit
- The Protocols of the Learned Elders of Zion (Protokollet e Etërve të Ditur të Sionit): "Leja për genocide" është në dispozicionin tuaj në disa variante.
Nëse keni nevojë të egzaltoheni që më pas të shkoni të vrisni njerëz në emër të xhihadit, British Library ju vë në dispozicion një larmi mundësish për të zgjedhur:
- Al Muntada: Boton disa nga predikuesit më të mbushur me urrejtje të Europës si dhe akuzohet në Nigeri për financimin e grupit xhihadist Boko Haram.
- Anjem Choudary: ndoshta islamisti britanik më ekstremist, që ngriti në qiell ata që kryen sulmet terroriste të 11 Shtatorit në NYC dhe 7 Korrikut në Londër.
- FiSyria: promovon xhihadin e sunitëve kundër regjimit të Asadit në Siri.
- Friends of Al-Aqsa: grup britanik pro-Hamas
- Hizb ut-Tahrir: lëvizje ndërkombëtare që kërkon të zëvendësojë vendet ekzistuese me një kalifat mbarëbotëror.
- Islamic Education and Research Academy (Akademia Kërkimore dhe e Arsimimit Islamik): një grup Salafi i financuar nga Katari që ka në gjirin e tij një numër operativësh të cilët shprehen hapur në favor të terrorizmit. Administratorët e këtij uebsajti nxisin hapur urrejtjen ndaj hebrenjve, grave etj.
- Muslimah's Renaissance: një grup anti-semit dhe anti-Shia
- Al-Qassam: krahu ushtarak i Hamasit, i kategorizuar në shkallë të gjerë si organizatë terroriste.
- Palestinian Forum of Britain: front i Hamasit
- Palestine Return Centre: një tjetër front i Hamasit
- Popular Front for the Liberation of Palestine: i konsideruar grup terrorist si nga Bashkimi Europian ashtu dhe nga qeveria e Shteteve të Bashkuara.
Dhe më pas ndoshta më i mbrapshti nga të gjithë:
- Tawhed: uebsajti i ideologjik i al-Qaeda në gjuhën arabe i cili promovon shkrimet e Osama Bin Laden dhe Ayman az-Zawahiri
Mund të ketë mbase një shpjegim teknik për këtë situatë të pazakontë. Në dhjetor 2013, British Library lëshoi një deklaratë për shtyp me titull "web filtering on the British Library's WiFi service," ku shpjegoi se
Në mjediset tona të hapura për publikun, të cilat vizitohen rregullisht nga nxënës shkolle, ne filtrojmë përmbajtje të caktuara si ato të uebsajteve pornografike apo të bixhozit. Kohët e fundit kemi paraqitur një shërbim të ri WiFi. Shërbimi është në fillimet e tij dhe jemi të vetëdijshëm se filtri i ri ka bllokuar gabimisht uebsajte të caktuara. Po punojmë në mënyrë aktive për të zgjidhur këtë çështje.
Të jetë ky vallë problemi? I kam shkruar bibliotekës dhe i kam kërkuar të zhbllokojë uebsajtet. Le të shohim nëse çensurimi është bërë "gabimisht" apo në mënyrë të qëllimshme.
(Nga ana tjetër British Library nuk më ka përjashtuar nga katalogu i përbashkët i librave të Mbretërisë së Bashkuar; kështu pra, e njëjta organizatë që ndalon uebsajtet e mija, lejon librat e mi. Diçka e tillë ka po aq kuptim sa kanë kuptim politikat e tjera të qeverisë britanike.)