Përgjumja në të cilën është përfshirë kriza e armëve kimike na ofron mundësinë të drejtojmë vëmendjen tek fluksi i madh i refugjatëve që po largohen nga Siria si dhe të rivlerësojmë disa nga supozimet e jo të sakta lidhur me të ardhmen e tyre.
Rreth një e dhjeta e 22 milionë banorëve të Sirisë kanë kaluar përmes kufirit ndërkombëtar, kryesisht drejt Libanit, Jordanisë dhe Turqisë. Të paaftë për të përballuar [fluksin e refugjatëve], qeveritë e këtyre vendeve kanë kufizuar hyrjen [e tyre], duke ngjallur shqetësimin mbarëbotëror lidhur me fatin e sirianëve. Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, ka sygjeruar që agjencija e tij (siç perifrazohet nga "the Guardian") "të shohë se si të mund të strehojnë dhjetra mijëra refugjatë sirianë në vende që janë më në gjendje për t'i mirëpritur," duke sjellë ndër mend programin e rivendosjes së irakenëve të pas-2003, kur 100,000 irakenë u rivendosën në Perëndim. Të tjerë gjithashtu kanë drejtuar sytë instinktivisht drejt Perëndimit për të gjetur një zgjidhje; p.sh. Konferenca e ipeshkëve katolikë në Shtetet e Bashkuara, i ka bërë thirrje shteteve perëndimore "të bëjnë më shumë" për refugjatët sirianë.
Refugjatët sirianë në aeroportin e Bejrutit, duke ikur drejt Gjermanisë. |
Thirrja për ndihmë është dëgjuar; Kanadaja është ofruar të marrë 1,300 refugjatë sirianë dhe Shtetet e Bashkuara 2,000. Italija ka pritur 4,600 refugjatë sirianë të ardhur nga deti. Gjermania është ofruar të marrë (dhe ka filluar të presë) 5,000. Suedija i ka ofruar azil 15,000 sirianëve që gjenden aktualisht aty. Grupet lokale po përgatiten të presin nje fluks të konsiderueshëm nëpër të gjithë Perëndimin.
Por numrave të mësipërm u zbehet vlera kur bëhet fjalë për një popullatë disamilionëshe, që nënkupton se Perëndimi, vetëm, nuk mund të zgjidhë problemin e refugjatëve sirianë. Për më tepër, shumë në vendet perendimore (veçanërisht ato europiane si Hollanda apo Zvicra) janë lodhur duke u ofruar strehë musulmanëve të cilët në vend që të asimilohen, kërkojnë të zëvendësojnë zakonet e perëndimit me kodin penal islamik, Sharia. Si kancelarja gjermane Angela Merkel ashtu dhe kryeministri britanik David Cameron e kanë cilësuar multikulturalizmin dhe theksin që ai vë në vlerat e barabarta të të gjithë civilizimeve, një dështim. Jo vetëm kaq por, lëvizjet fashiste si Agimi i Artë në Greqi janë gjithnjë në rritje.
Ka të ngjarë që akoma më shumë refugjatë musulmanë të jenë në rrugë e sipër. Përveç sirianëve, ka bangladeshas, pakistanezë, afganë, iranianë, irakenë, libanezë,palestinezë, egjiptianë, somalezë dhe algjerianë. Të tjerë – si për sheëmbull, jemenas dhe tunizianë – ka shumë të ngjarë që së shpejti t'i bashkohen radhëve të tyre.
Fatmirësisht, e kemi në dorë një zgjidhje.
Që t'i vendosësh sirianët në "në vende që janë më në gjendje për t'i mirëpritur" siç e tha me delikatesë Guterres, nevojitet që thjesht të zhvendoset vëmendja nga vendet perëndimore ku mbizotëron popullsia kristiane drejt hapësirave të gjera e të zbrazura të Mbretërisë së Arabisë Saudite, të kamur në mënyrë përrallore si dhe drejt shteteve më të vogla, por në disa raste më të pasura si Kuvajti, Bahreini, Katarri dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Pikësëpari, këto vende (të cilat në mënyrë kolektive do t'i quaj Arabi) janë më të përshtatshme për të mundësuar riatdhesimin në Siri, se fjala vjen është Zelanda e Re. Të jetosh aty do të thotë të mos jesh i detyruar të durosh klimën e acartë (si në Suedi) apo të mësosh gjuhë të vështira që nuk fliten nga shumë njerëz, si gjuha daneze.
Ajo çfarë është më e rëndësishme, musulmanët arabë ndajnë lidhje fetare të forta me vëllezërit dhe motrat e tyre arabe, kështu që vendosja e tyre atje nuk kërkon sforcime si jeta në Perëndim. Kini parasysh elementët e ndaluar (haram) të cilët refugjatët musulmanë do t'i evitonin nëse do të jetonin në Arabi.
- Qentë si kafshë shtëpiake (vetëm në Shtetet e Bashkuara ka 61 milionë).
- Kuzhina ku përdoret dendur mishi i derrit si dhe një jetë sociale e zhytyr në alkool.
- Llotaritë e sponsorizuara nga shteti dhe qendrat e mëdha të bixhozit si në Las Vegas.
- Gratë me veshje jo të përshtatshme, baleti, konkurset e bukurisë me rroba banjo, gra beqare që jetojnë vetëm, banjot e diellit me burra e gra bashkë, daljet në takim të çifteve dhe prostitucioni i ligjshëm.
- Klubet e lesbikeve, paradat e homoseksualwve dhe martesat mes kwtyre tw fundit.
- Qwndrimi i butw ndaj haluçinogjenwve dhe legalizimi i disa drogave nw juridiksione tw caktuara.
- Romanet blasfemuese, politikanwt anti-Kuran, organizatat e musulmanwve qw i kanw rwnw mohit fesw dhe njw pastori qw nw mwnyrw tw pwrswritur dhe publike djeg Kuranwt.
Në Arabi Sauditë nuk ka rrezik të hasësh një gay pride parade si kjo këtu. |
Përkundrazi, musulmanët që jetojnë në Arabi mund të ngazëllehen me kodin penal që (në dallim nga Irlanda) lejon poligaminë dhe (në dallim nga Britania) lejon martesat e fëmijëve. Në dallim nga Franca, Arabia lejon rrahjen e grave dhe që e marrin lehtë cungimin e organeve gjenitale femërore. Në dallim nga Shtetet e Bashkuara, mbajtja e skllevërve nuk çon në burgim dhe të afërmit meshkuj mund të vrasin për çështje nderi gratë e fisit pa patur frikë nga dënimi me vdekje.
Një skenë në rrugët e Riadit, në Arabi Saudite, tregon pikat turistike urbane të vendit. |
Rasti i Sirisë dhe Arabisë na sygjeron një mësim më të gjerë: pavarësisht nga kamja, refugjatët duhen lejuar dhe inkurajuar të qendrojnë brenda hapësirës së tyre kulturore, në të cilën e kanë më të lehtë të përshtaten, ku mund t'i qendrojnë besnikë traditave të tyre, pa i sjellë shqetësime shoqërisë që i ka hapur dyert si dhe prej nga ku mund të kthehen me lehtësi në shtëpinë e tyre. Kështu pra, aziatiko-lindorët duhet të rivendosen në Azinë Lindore, ata të Lindjes së Mesme në Lindjen e Mesme, afrikanët në Afrikë, dhe perëndimorët në Perëndim.
Mbaj shënim OKB: përqëndrohu më pak tek Perëndimi dhe më shumë tek të tjerët. Sa për sauditët: ka ardhur koha t'i presin krahëhapur bashkëfetarët musulmanë që vuajnë.