Jo më larg se në 2012, u duk se islamistët do të mund t'i kapërcenin dallimet e shumta brenda tyre – sektare (Suni, Shiite), politike (monarkiste, republikane), taktike (politike, violente), apo qëndrimet e tyre të ndryshme ndaj modernizmit (Salafistë, Vëllazëria Musulmane) – dhe do të fillonin të bashkëpunonin. Në Tunizi, për shembull, si Salafistët dhe Vëllazëria Musulmane (Muslim Brotherhood- MB) gjetën pika të përbashkëta. Dallimet mes këtyre grupeve ekzistonin vërtët, por ato zinin një rëndësi të dorës së dytë, siç e thashë atëherë, për arsyen se "të gjithë islamistët priren drejt të njëjtit drejtim, atij që të çon drejt zbatimit të plotë dhe me rreptësi të ligjit islamik (Sherihatit)."
Ali Khamene'i dhe Mahmoud Ahmedinexhad në kohën kur ende shkonin mirë. |
Përleshjet shkatërrimtare mes islamistëve janë ndezur në shumë vende të tjera ku mbizotërojnë musulmanët. Tensionet mes Sunnive dhe Shiiteve vihen re mes Turqisë dhe Iranit: shkak për këtë janë gjithashtu qëndrimet e ndryshme të këtyre dy vendeve ndaj Islamizmit. Në Liban, ku islamistët Shiite janë kundër atyre Sunnitë dhe këta të fundit kundër ushtrisë; Sunnitët kundër Islamistëve Shiite në Siri; Sunnitët kundër Islamistëve Shiite në Irak; Islamistët Sunnitët kundër Shiave në Egjipt; dhe Huthistët kundër Salafistëve në Jemen.
Recep Tayyip Erdoğan dhe Fethullah Gülen, ishin aleatë të ngushtë njëherë e njëkohë. |
Dallimet, në dukje të vogla, ndodh që marrin trajta më komplekse. Mjafton të ndiqni shpjegimin misterioz që një gazetë e Bejrutit i bën përleshjeve në qytetin verior libanez të Tripolit:
Janë shtuar përplasjet mes grupeve të ndryshme islamiste në Tripoli, të ndara mes lëvizjeve politike të 8 dhe 14 marsit. … Që prej vrasjes në muajin tetor të figurës së 14 Marsit dhe shefit të shërbimit informativ sekret Gjeneralit të Brigadës Wissam al-Hasan-it, mosmarrëveshjet mes grupeve islamiste në Tripoli rrezikojnë të acarohen edhe më shumë, vecanërisht pas vrasjes së Sheikh Abdel-Razzaq Asmar-it, një zyrtari të Lëvizjes islamike al-Taëhid, vetëm disa orë pas vdekjes së Hasan-it. Sheikh-u u vra … gjatë një përleshjeje të armatosur e cila shpërtheu kur mbështetësit e Kanaan Naji-t, një figurë e pavarur islamiste e lidhur me National Islamist Gathering (Tubimi kombëtar islamist) u përpoq të shtinte në dorë zyrat kryesore të Lëvizjes islamike Taëhid.
Kjo skemë e përsëritur copëzimesh të sjell në mend ndarjet mes nacionalistëve pan-arabë në vitet 50. Ata aspironin bashkimin e të gjithë popujve arabfolës, siç thoshte një shprehje e asaj kohe, "nga oqeani [Atlantik] në gji [Persik]." Pavarësisht se ëndrra ishte joshëse, udhëheqësit e saj nisën grindjet mes tyre ndërkohë që lëvizja sa vinte e bëhej më e fuqishme, duke dënuar kështu nacionalizmin pan-arab deri në atë pikë sa ai u shëmb nën peshën e përleshjeve kaleidoskopike gjithnjë e më të segmentuara. Mes tyre përfshiheshin:
- Gamal Abdul Nasser-i i Egjiptit kundër partive Ba'th (ose Baath) në fuqi në Siri dhe Irak.
- Partia siriane Ba'th kundër partisë irakene Ba'th.
- Bathistët sirianë Sunni kundër bathistëve sirianë Alaëi.
- Bathistët sirianë Alaëi Jadidist-ë kndër Bathistëve sirianë Alaëi Assadistë
E kështu me radhë. Në fakt, çdo përpjekje për të krijuar një bashkësi arabe ka dështuar – në veçanti Republika e Bashkuar Arabe mes Egjiptit dhe Sirisë (1958-61) por edhe përpjekje të një rëndësie më të vogël si Federata Arabe (1958), Shtetet e Bashkuara Arabe (1958-61), Federata e Republikave Arabe (1972-77), mbizotërimi sirian i Libanit (1976-2005) si dhe aneksimi i Kuëait-it nga Iraku (1990-91).
Omar al-Bashir and Hassan al-Turabi, ishin gjithashtu njëherë e njëkohë aleatë të ngushtë. |
Nëse prirja përçarëse do të vazhdojë, lëvizja islamiste është e dënuar, ashtu sikurse dhe fashizmi e komunizmi, të mbetet thjesht një kërcënim ndaj civilizimit që i bën këtij të fundit dëm, por pa arritur të bëhet mbizotërues. Ky kufizim i mundshëm i fuqisë islamiste, i cili doli në pah vetëm në 2013, është shkak për optimizëm, por jo për vetëkënaqësi. Edhe pse gjërat duken se shkojnë më mirë se një vit më parë, prirjet mund të përmbysen me shpejtësi. Detyra e gjatë dhe e vështirë për shpartallimin e Islamizmit mbetet një përparësi.