Në një deklaratë tipike pa takt, Sekretari i Shtetit të SHBA-së, John F. Kerry u ankua së fundi se izraelitët janë tejet të kënaqur për të vrarë mendjen si t'i japin fund konfliktit me palestinezët: "Njerëzit në Izrael nuk është se zgjohen çdo ditë duke menduar nëse po arrihet apo jo paqja të nesërmen, sepse aty ekziston një ndjenjë sigurie dhe një ndjesi përmbushjeje dhe begatie".
Megjithëse Z. Kerry i keqkupton izraelitët (ishte kundërshtimi palestinez e jo begatia ajo që i bëri të hiqnin dorë nga rruga diplomatike), ai ka të drejtë kur thotë se izraelitët kanë një "ndjenjë sigurie dhe … begatie". Në përgjithësi ata janë njerëz shumë të lumtur. Nga një sondazh i kohëve të fundit rezultoi se 93% e izraelitëve hebrenj janë krenarë që janë izraelitë. Është e vërtetë që kërcënimi nga armët bërthamore iraniane po bëhet gjithnjë e më i madh dhe një përballje me Moskën duket e mundshme, por megjithatë gjërat nuk kanë shkuar asnjëherë më mirë. Duke falenderuar Efraim Inbar nga Universiteti Bar-Ilan për informacionet në vijim le t'i numërojmë me radhë.
Në Izrael ka më shumë fëmijë per capita (për kokë) se në çdo vend tjetër të zhvilluar.* |
- Izraeli gëzoi një rritje prej 14.5% të prodhimit kombëtar bruto (GDP) gjatë recesionit të viteve 2008-2012, duke u bërë kështu vendi me shkallën më të lartë të rritjes ekonomike mes vendeve të Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD-ja). (Ekonomitë e zhvilluara të marra së bashku shënuan një rritje prej 2.3%, në të cilën faktorë përcaktues ishin Shtetet e Bashkuara me një rritje prej 2.9% dhe Eurozona me minus 0.4%.) Izraeli investoi 4.5% të GDP-së për zhvillim dhe punë kërkimore, më shumë se çdo vend tjetër.
- Si pasojë e zbulimeve të mëdha të vendburimeve të gazit dhe naftës, vë në dukje Walter Russell Mead, "Toka e Premtuar, e parë nga pikëvështrimi i burimeve natyrore, mund të jetë … centimetër për centimetër, vendi më i bekuar në energji dhe më me vlerë në të gjithë botën". Këto vendburime e rrisin pozitën e Izraelit në botë.
Gazi natyror nga fusha Tamar në Izrael sa ka nisur të vërshojë drejt konsumatorëve. |
- Fokusimi në bisedimet diplomatike me palestinezët që mbizotëroi skenën politike të vendit për dekada me radhë që pas vitit 1967, ka shënuar rënie; vetëm 10% e izraelitëve hebrenj i konsiderojnë këto bisedime të një rëndësie të shkallës së parë. Kjo çështje mund të jetë një fiksim i zotit Kerry, por e thënë me fjalët therrëse të një analisti politik, "për shumicën e izraelitëve, të debatosh për proçesin e paqes është njësoj sikur të debatosh për ngjyrën e këmishës që do të kesh veshur kur të mbërrish në Mars".
- Madje dhe vetë çështja e bombës bërthamore iraniane ka gjasa të jetë më pak e koklavitur se sa duket. Duke patur parasysh fuqinë shkatërruese shumë më të madhe të arsenalit bërthamor të Izraelit si dhe sistemit mbrojtës nga raketat gjithnjë në rritje, analisti ushtarak Anthony Cordesman parashikon se një shkëmbim sulmesh me armë bërthamore vërtet do ta dëmtonte keq Izraelin, por do të ishte fatal për qytetërimin iranian. "Në kuptimin e mirëfilltë të fjalës do të ishte e pamundur që Irani ta merrte dot veten." Pavarësisht sa e dalë nga mendtë është udhëeqja iraniane, thua do të vendoste të rrezikonte gjithshka?"
- Sukseset e lëvizjes për "bojkotim, divestim dhe sanksione" janë thuajse të papërfillshme (Stephen Hawking përbuzi ftesën nga presidenti! Një organizëm brenda Kombeve të Bashkuara votoi për një tjetër dënim absurd). Izraeli ka marrëdhënie diplomatike me 156 nga 193 vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara. Duke iu referuar treguesve të shumtë, zoti Inbar thotë që në shkallë globale, "Izraeli është mjaft i integruar."
- Në sondazhet e opinionit publik në Shtetet e Bashkuara (vendi më i rëndësishëm në botë si dhe aleati kryesor i Izraelit) Izraeli rregullisht i mund palestinezët në një raport 4 me 1. Ndërkohë që universitetet mbajnë vërtet një qendrim armiqësor, pyetja që ia vlen të bëhet është: Nëse je në nevojë ku do të preferonit të ndjeheshit të fortë në Kongresin amerikan apo në kampuset [universitare]? Kjo është sigurisht një pyetje retorike.
- Tensionet mes ashkenazëve dhe sefardive me kalimin e kohës kanë shënuar ulje për shkak të kombiminit të dy faktorëve: ndërmartesat dhe kryqëzimet kulturore. Çështja e mos-pjesëmarrjes së Haredive më në fund ka filluar të merret në konsideratë.
- Izraelitët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e kulturës, sidomos në atë të muzikës klasike, gjë që ka bërë që një kritik, David Goldman, ta quajë Izraelin një "superfuqi të vogël në fushën e artit".
Orkestra Filarmonike e Izraelit, e themeluar në 1936, është një nga institucionet më të shquara kulturore. |
- Mbani vesh anti-sionistë dhe antisemitë, palestinezë e islamistë, të ekstremit të djathtë e të majtë: po luftoni një betejë të humbur; shteti hebre po bën përpara. Siç konkludon me të drejtë z. Inbar, "Koha duket se mban anën e Izraelit". Hiqni dorë e gjeni një vend tjetër për të torturuar.
* Kjo në fotografi është Miri Leshem-Pelly, një natyraliste dhe autore e ilustruese librash për fëmijë, teksa lexon përpara një klase librin e saj "Nata e madhe e Lon-Lonit". I botuar me një tekst në anglisht dhe hebraisht, libri i prezanton fëmijët me faunën e Negev-it.