Çfarë ndikimi afatgjatë do të kenë sulmi i 15-19 prillit në maratonën e Bostonit si dhe ndjekja që pasoi, si në filmat me aksion, gjatë të cilave u vranë katër persona dhe 265 të tjerë u plagosën?
Le të themi më parë se çfarë ndikimi nuk do të kenë. Nuk do të bashkojë në një zë të vetëm opinionin amerikan; kur mendon se edhe pas 11 Shtatorit, parrulla "Të Bashkuar Qëndrojmë" nuk zgjati më shumë se disa muaj, vështirë që konsensusi pas ngjarjeve të Bostonit t'i qendrojë më shumë kohës. Dhuna në Shtetet e Bashkuara nuk do të çojë as në masa sigurie të tipit të Izraelit dhe as drejt një përgatitjeje më të madhe për t'i bërë ballë dhunës së papritur e vdekjeprurëse të sindromës xhihadiste. Ajo nuk do t'i vërë kapak diskutimit lidhur me motivet që qëndrojnë pas dhunës myslimane që drejtohet pa dallim kundër jo-myslimanëve. Dhe sigurisht nuk do të ndihmojë në zgjidhjen e debatit të tanishëm mbi emigracionin apo armëmbajtjen.
Pullat postale amerikane "Të Bashkuar Qëndrojmë" |
Mësim nëpërmjet vrasjes është emri që i kam vënë këtij procesi në 2002; ne që jetojmë në demokraci mësojmë më shumë për islamizmin kur ka gjakderdhje në rrugë. Myslimanët morën fillimisht një dozë të konsiderueshme vullneti të mirë, sepse në ADN-në perëndimore ka mjaft dashamirësi për të huajt, pakicat, të varfrit dhe njerëzit me ngjyrë. Më pas, islamistët e përzunë këtë vullnet të mirë duke u angazhuar në barbarizma apo duke shfaqur qëndrime supremaciste. Terrorizmi i shkallës së lartë në Perëndim – 11 Shtatori, Bali, Madridi, Beslani, Londra – kanë shndërruar opinionin më shumë se gjithshka tjetër.
E kam të qartë këtë gjë, sepse e kam përjetuar në kurrizin tim. I ulur në një restorant në Zvicër në 1990, Bat Ye'or më përshkroi frikën e saj lidhur me ambicjet islamiste në Europë, kurse unë mendova që ajo ishte thjesht alarmiste. Në 1994, Steven Emersoni më telefonoi për të më treguar për Këshillin mbi Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR), por unë fillimisht tregova mirëbesim ndaj CAIRit. Ashtu si të tjerëve edhe mua m'u desh kohë deri sa m'u hapën sytë mirë përpara kërcënimit islamist në Perëndim.
Perëndimorëve vërtet po u hapen sytë përpara këtij kërcënimi. Të krijohet nje ide e plotë se nga janë orientuar prirjet, po të ndjekësh zhvillimet në Europë, e cila në temat e emigracionit, Islamit, myslimanëve dhe ligjit islamik Sharias, është gati 20 vjet përpara Amerikës së Veriut dhe Australisë. Një tregues ndryshimi është rritja e partive politike që janë të fokusuara në këto çështje, përfshirë këtu dhe Partinë e Pavarur britanike (UKIP), Frontin Kombëtar në Francë, Partinë e Popullit në Zvicër, Partinë për Liri të Geert Wilder-it në Hollandë, Partinë e Progresit në Norvegji dhe Demokratët suedezë. Së fundi, ranë shumë në sy, zgjedhjet për zëvendësimin e një parlamentari, cilat UKIP doli në vend të dytë, me një rritje të përqindjes së votave të saj nga 4 në 28 përqind, duke vënë kështu në krizë Partinë Konservatore.
Xhamitë dhe minaretë e Zyrihut. |
- 67 përqind thonë se vlerat islamike janë të papajtueshme me ato të shoqërisë franceze
- 70 përqind thonë se ka shumë të huaj
- 73 për qind e shohin negativisht Islamin
- 74 përqind e konsiderojnë Islamin intolerant
- 84 përqind janë kundër mbajtjes së hixhabit në hapësira private të hapura për publikun
- 86 përqind janë pro përforcimit të vendimit për ndalimin e burkave
Siç vë në dukje Soren Kern, në Gjermani ka pikëpamje të ngjashme mbi islamin. Një sondazh i kohëve të fundit nga "Institut für Demoskopie Allensbach" pyeste se cilat janë cilësitë që u vijnë në mend gjermanëve kur flitet për Islamin:
- 56 përqind: përpjekja për të ndikuar politikisht
- 60 përqind: hakmarrja dhe larja e hesapeve
- 64 përqind: dhuna
- 68 përqind: mungesa e tolerancës ndaj besimeve te tjera
- 70 përqind: fanatizmi dhe radikalizmi
- 83 përqind: diskriminimi kundër grave
Përkundër këtyre, vetëm 7 përqind e gjermanëve e lidhin Islamin me krahëhapjen, tolerancën, apo respektin për të drejtat e njeriut.
Këto përqindje mbizotëruese janë më të larta se në vitet e mëparshme, gjë që tregon që në Europë, opinioni ndaj Islamit po bëhet më i rreptë e gjithnjë e më armiqësor. Në këtë mënyrë, agresioni islamist po ia bën të sigurt fitoren në Perëndim anti-islamizmit ndaj islamizmit. Sulme të bujshme si ato të Bostonit e përforcojnë më shumë këtë prirje. Ajo është rëndësia e tij strategjike. Ajo shpjegon dhe optimizmin tim të matur se kërcënimi islamist do të mposhtet.