Në breshërinë e lajmeve mbi vizitën 50-orëshe, të ngarkuar me ngjarje, të Barak Obamës në Izrael, javën e kaluar, shpëtoi pa u vënë re një kthesë rrënjësore, në politikën e Shteteve të Bashkuara. Kjo konsistoi pikërisht në kërkesën që palestinezët të njohin Izraelin si shtet hebre, gjë e cila u cilësua nga udhëheqësi i Hamasit Salah Bardavil si "deklarata më e rrezikshme nga një president amerikan lidhur me çështjen e Palestinës."
Ballina e librit të Theodor Herzlit botuar në vitin 1896, "Der Judenstaat" (Shteti hebre). |
Për shkak të kësaj lidhjeje të ngushtë, kur diplomacia arabo-izraelite nisi punën seriozisht në vitet 1970, formulimi shtet hebre humbi nga sytë; të gjithë thjesht e merrnin me mend se njohja diplomatike e Izraelit nënkuptonte automatikisht pranimin e tij si shtet hebre. Vetëm vitet e fundit izraelitët janë bërë i vetëdijshëm që nuk ishte vërtet kështu, kur arabët e Izraelit arritën ta pranojnë Izraelin, por hodhën poshtë natyrën e tij hebreje. Për shembull, një botim i rëndësishëm i vitit 2006, nga Qendra Mosava, në Haifa, "Vizioni për të ardhmen i arabëve palestinezë në Izrael", hedh propozimin që vendi të bëhet një shtet neutral nga pikëpamja fetare dhe atdhe i përbashkët. Me pak fjalë, arabët e Izraelit kanë arritur në pikën ku e shohin Izraelin si një version të Palestinës.
Me t'u bërë të vetëdijshëm për këtë zhvendosje terminologjike, u kuptua se pranimi i Izraelit nga arabët nuk mjaftonte më; izraelitët dhe miqtë e tyre kuptuan se duhet të këmbëngulnin në njohjen e qartë e pa ekuivoke nga arabët të Izraelit si shtet hebre. Në 2007, kryeministri izraelit Ehud Olmert shpalli se nëse palestinezët nuk do ta bëjnë këtë, atëhere diplomacia do të dështojë: "Nuk kam aspak ndërmend të bëj kompromis në një mënyrë ose një tjetër lidhur me çështjen e shtetit hebre", theksoi ai. Autoriteti Palestinez në mënyrë të menjëhershme dhe unanime e hodhi poshtë këtë kërkesë. Kreu i tij, Mahmoud Abbas, u përgjigj: "Në Izrael, jetojnë hebrenj dhe njerëz të tjerë. Jemi të gatshëm të njohim vetëm këtë dhe asgjë tjetër".
Netanjahu dhe Olmerti bien dakort mbi domosdoshmërinë e njohjes palestineze të Izraelit si shtet hebre. |
Vetëm gjashtë javë më parë, Abbas iu vërsul sërish konceptit shtet hebree. Refuzimi palestinez më të prerë se kaq ndaj shtetit hebre nuk mund të ketë. (Për një raport më të përmbledhur të thënieve të tyre, shikoni "Njohja e Izraelit si shtet hebre: Deklarata" DanielPipes.org.)
Politikanët amerikanë, përfshirë këtu Xhorxh W. Bushin dhe Obamën, që prej 2008 i janë referuar me raste Izraelit si shtet hebree, megjithëse që të dy e kanë shmangur me kujdes që t'u kërkojnë palestinezëve të bëjnë të njëjtën gjë. Në një deklaratë tipike, në 2011, Obama skicoi në vija të përgjithshme synimin diplomatik përfundimtar si "dy shtete për dy popuj: Izraeli si shtet hebre dhe atdhe për popullin hebre dhe shteti i Palestinës si atdhe për popullin palestinez".
Barak Obama ndryshoi politikën e SHBA-së në një fjalim në Qendrën e Konferencave në Jeruzalem. |
Megjithëse nuk është ndryshimi i vetëm në politikë i shpallur gjatë vizitës së Obamës (një tjetër për shembull ishte që iu tha palestinezëve të mos vendosin parakushte për bisedime), ky bie më shumë në sy, sepse i kundërvihet dukshëm konsensusit palestinez. Bardavili mund të pohojë në mënyrë hiperbolike që kjo "tregon se Obama i ka kthyer shpinën të gjithë arabëve", por ato trembëdhjetë fjalë në fakt tregojnë gatishmërinë për të t'u marrë me çështjen qendrore të konfliktit. Gjasat janë që ato fjalë të jenë kontributi më i rëndësishëm, më afatgjatë e më konstruktiv, në diplomacinë arabo-izraelite.