Titulli me të cilin e ka botuar "The Washington Times" është: "Lobi i Izraelit i shmanget pa u ndjerë emërimit të Hagelit"
Chuck Hagel, në deklaratën e tij famëkeqe në 2008, mbi Komitetin Hebreo-Amerikan për Marrëdhënie me Publikun (AIPAC), që është dhe institucioni kryesor i lobit pro-Izrael, tha se "lobi izraelit tremb shumë njerëz këtu [në Kongres]. Unë jam një senator i Shteteve të Bashkuara. Unë nuk jam një senator i Izraelit."
Stema e AIPAC. |
Në vijim, gjatë gjithë konfirmimit të Hagelit, më 26 shkurt, AIPAC ra në heshtje të plotë. Dhe çfarë ishte më e rëndësishme, nuk lëvizi as gishtin për të ndikuar në votim.
Llogjika fillestare e AIPAC kishte njëfarë kuptimi: Obama, që sapo ishte rizgjedhur në mënyrë të bujshme, kishte zgjedhur njeriun e tij, të cilin republikanët kishte të ngjarë ta kundërshtonin sa për sy e faqe, kështu që pse të armiqësoheshin me një figure që shumë shpejt do të bëhej shumë e fuqishme si dhe do të ishte një lojtar/faktor kryesor në marrëdhëniet SHBA-Izrael? Siç e shpjegoi atëherë Steven J. Rosen, "AIPAC i duhet të punojë me Sekretarin e Mbrojtjes". Gjithashtu, nuk dëshironte që të armiqësohej me Demokratët që po bëhen gjithnjë e më shumë të lëkundur.
Në vazhdim, pas një kërkimi më intensiv, në arkivat e Hagelit, u gjetën deklarata edhe më të shëmtuara kundër Izraelit. Në 2006, ai iu referua vetëmbrojtjes së Izraelit nga Hezbullahu si një "masakër e pështirë". Në 2007, ai tha që "Departamenti i Shtetit është bërë shtojcë e zyrës së ministrit të Punëve të Jashtme të Izraelit". Në 2010, ai citohet të ketë paralajmëruar që Izraeli rrezikon "të bëhet një shtet apartejdi".
E megjithatë, po ky senator që foli për një "lob hebre" që të tremb mori carta bianca nga po ky lob. Kjo e vë shumë në dyshim aftësinë e tij për të trembur.
Organizata të tjera pro-izraelite mbajtën një tjetër qendrim. Organizata Sioniste e Amerikës (ZOA) nxorri 14 deklarata kundër emërimit të Hagelit, duke filluar nga 17 dhjetori (kur kërkoi me ngulm ta bindte Obamën që të mos e emëronte "justifikuesin e Iranit dhe terroristëve dhe sulmuesin e Izraelit Chuck Hagel") e deri në 22 shkurt (me një listë të "dhjetë arsyeve kryesore për t'iu kundërvënë Chuck Hagelit"). Duke mos qenë në thelb një organizatë lobiste, mënyra e arsyetimit të ZOA-s, më shumë se me perspektivën e fitores, kishte të bënte me mbajtjen e një qendrimi moral dhe ishte çështje parimi.
Lindsey Graham (Republikan nga Karolina Jugore) nisi luftën. |
Kryesisht për shkak të politikave që ndjek shteti i Nebraskës në Lindjen e Mesme, politika të marrjes me të mirë të Teheranit dhe të kundërvënies ndaj Izraelit, kundërshtimi që Republikanët i bënë kandidaturës së Hagelit ishte më shumë se sa për sy e faqe. Senatorë të ndryshëm i vunë në dukje Morton Klainit të ZOA-s se nëse AIPAC "do të ishte vënë në lëvizje dhe do të kishte lobuar kundër Hagelit, ai nuk do të ishte zgjedhur". Charles Schumer (i Nju Jorkut), pa dyshim senatori demokrat kyç në këtë çështje, në mënyrë publike përmendi mosparaqitjen e "organizatave të mëdha izraelite" si arsyen për të cilën ai "nuk pati skrupuj" kur mbështeti Hagelin. E megjithatë, pavarësisht nga mundësia reale në rritje për të hedhur poshtë kandidaturën e Hagelit, AIPAC përsëri heshti e nuk bëri asgjë.
Së pari, Hageli mezi u miratua, për një fije, nga Komiteti i Shërbimeve të Armatosura në Senat, në 12 shkurt, me një votim sipas vijave partiake,14-11. Ndërsa votimi për ta mbyllur debatin lidhur me këtë emërim nuk arriti të marrë 60 votat e nevojshme në 14 shkurt. Më në fund, ai u konfirmua në post me rezultatin 58 pro dhe 41 kundër, duke marrë më shumë vota "jo" se çdo Sekretar tjetër Mbrojtjeje në historinë e Amerikës (George C. Marshall në 1950 është në vend të dytë, por shumë larg nga Hageli, me vetëm 11 vota kundra). E kështu pra, kjo figurë e skajshme, që madje as sanksione ekonomike nuk pranonte kundër Iranit, i emëruari habitor që nuk diti të dallojë parandalimin nga paralizimi, politikani i cilësuar nga senatori Lindsey Graham (republikan i Karolinës së Jugut) si "sekretari i mbrojtjes më antagonist ndaj shtetit të Izraelit në gjithë historinë e kombit tonë" – siç e dini e mori post këtë post, në 27 shkurt.
Qendra gjigande e Konventave "Walter E. Washington" ku zhvillohen konferencat në të cilat caktohen politikat që do të ndjekë AIPAC. |
Ndërsa AIPAC mban konferencën e saj vjetore në 3-5 mars në Uashington, me atë që e quan "tubimi më i madh i lëvizjes pro-Izrael" (tubimi i vitit të kaluar numëroi mbi 13,000 pjesëmarrës), është e vështirë mos të arrish në përfundimin që lobi kaq i trumbetuar i Izraelit i ka përkushtuar kaq shumë vëmendje krijimit të lidhjeve, bashkëpunimit, vullnetit të mirë dhe harmonisë sa që në momëntin kur u vu në lojë çështja më e madhe e ditës me të cilën po përballet Izraeli – marrëdhëniet Iran-SHBA, ai e ktheu veten në një organizëm të papërfillshëm.
Po, është e vërtetë që AIPAC mbetet një forcë e denjë për t'u ndeshur për çështje të dorës së dytë; si për shembull fitorja që na la pa mend 100-0 kundër administratës së Obamës në dhjetor 2011, mbi projektligjin për sanksionet kundër Iranit. Por (që nga beteja e vitit 1981 lidhur me avionët për sistemet e kontrollit dhe parajmërimit ajror - AWACS), AIPAC, në mënyrë të stërkujdesur, ka shmangur armiqësimin me presidentët lidhur me çështjet më të bujshme, të cilat paraqesin më shumë kërcënim për Izraelin. Si rrjedhim, e ka tredhur veten dhe gjasat janë që e ka humbur debatin mbi politikën që do të ndiqet ndaj Iranit. Koha e Obamës dhe Hagelit ka nevojë për AIPAC të fuqishëm si ai i kohëve të shkuara.