Hapat e ndërmarrë kohët e fundit nga qeveria turke lënë të kuptosh se ajo mund të jetë e gatshme t'i lërë hijen grupit të shteteve demokratike të NATO-s për bandën e shteteve autoritariane ruso-kineze.
Ja edhe provat:
Logo-ja e Organizatës për Bashkëpunim të Shangait (në gjuhën kinezë dhe ruse) |
Një muaj më vonë, kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan raportoi se çfarë i kishte thënë Presidentit të Rusisë Vladimir Putin "Ecni, na pranoni në Pesëshen e Shangait (si anëtar me të drejta të plota) dhe ne do e rishqyrtojmë edhe njëherë nëse ia vlen Bashkimin Europian." Erdogani e përsëriti këtë ide tani më 25 janar, duke vënë në dukje ngeljen në vendnumëro të përpjekjeve turke për t'u antarësuar në Bashkimin Europian (BE): "si kryeministër i 75 milion njerëzve," shpjegoi ai, "fillon të shohësh për alternativa të tjera. Ja pse i thashë zotit Putin atë ditë, 'Na merr në Pesëshen e Shangait; bëje dhe ne do t'i themi mirupafshim BE-së.' Ç'kuptim ka të rrish në vendnumëro?" Ai shtoi se SCO-ja "është shumë më e mirë, shumë më e fuqishme [se BE-ja] dhe ne ndajmë të njëjtat vlera me anëtarët e saj."
Krerët e gjashtë shteteve anëtare të SCO-së (OBSH-së) në takimin në Beijing në qershor të 2012-s. |
Më 31 janar, ministri i Jashtëm shpalli planet për t'u ngritur në statusin e "Shtetit Vëzhgues" në SCO. Më 3 shkurt, Erdogani ripërsëriti arsyen e thënë më parë, "ne do të kërkojmë alternativa," si dhe përgëzoi "proçesin e demokratizimit" të grupit të Shangait ndërsa nuk la pa qortuar "islamofobinë" europiane. Më 4 shkurt, Presidenti Abdullah Gyl u përpoq të ndikonte në drejtim të kundërt, duke deklaruar se "SCO-ja nuk mund të zëvendësojë Bashkimin Europian. … Turqia dëshiron të bëjë të sajat dhe të zbatojë kriteret e BE-së".
Çfarë do të thotë e gjithë kjo?
Manovra për antarësim në SCO përballet me disa pengesa të rëndësishme: Nëse nga një anë Ankaraja është në krye të përpjekjeve për të përmbysur Bashar-Al-Assad-in, SCO-ja mbështet me forcë udhëheqësin sirian të zënë në hall. Trupat e NATO-s sapo kanë mbërritur në Turqi për të vënë në përdorim bateritë me raketa "Patriot" që mbrojnë vendin nga predhat siriane të prodhuara në Rusi. Për më tepër, të gjashtë vendet anëtare të SCO-së e kundërshtojnë me forcë Islamizmin që mbështet Erdogani. Pra ka të ngjarë që Erdogani e përmendi anëtarësimin në SCO vetëm për t'i bërë presion BE-së; ose për t'i ofruar mbështetësve të tij një retorikë simbolike.
Putini i Rusisë dhe Erdogani i Turqisë: degë të të njëjtës pemë? |
Të dyja janë të mundshme. Por unë e marr seriozisht flirtimin gjashtëmujor për tre arsye. Së pari, Erdogani njihet si dikush që flet hapas gjë që ka bërë që një opinionist kryesor si Sedat Ergin ta quajë deklaratën e 25 janarit si ndoshta deklaratën "më të rëndësishme" mbi politikën e jashtme të bërë ndonjëherë nga Erdogani.
Së dyti, siç vë në dukje opinionisti Kadri Gyrsel, "Kriteret për antarësim në Europë kërkojnë demokraci, të drejta të njeriut, të drejtat për sindikatë, të drejtat e pakicave, barazi të gjinive (burrit dhe gruas), shpërndarje të drejtë të të ardhurave, pjesëmarrje dhe pluralizëm për Turqinë. SCO-ja si një bashkim vendesh që udhëhiqen nga diktatorë dhe autokratë nuk kërkon asnjë prej kritereve në fjalë për antarësim". Ndryshe nga BE-ja, anëtarët e Shangait nuk do të ushtrojnë trysni mbi Erdoganin për liberalizim, por do t'i japin zemër prirjeve të tij diktatoriale të cilat frikësojnë shumë turq sot.
Së treti, SCO-ja i vjen përshtat prirjes së tij islamiste për të sfiduar Perëndimin dhe për të ëndërruar një alternativë tjetër. SCO-ja me rusishten dhe kinezçen si gjuhë zyrtare, ka të rrënjosur thellë në ADN-në e saj anti-Perëndimin dhe takimet e saj janë të mbushura me ndjenja anti-Perëndim. Për shembull, kur presidenti i Iranit Mahmud Ahmedinexhad iu drejtua Grupit në 2011, askush nuk e hodhi poshtë teorinë e tij konspirative mbi 11 Shtatorin si një pjellë të qeverisë amerikane për ta përdorur "si justifikim për të pushtuar Afganistanin dhe Irakun dhe për vrasjen dhe plagosjen e miliona njerëzve". Shumë mbështetës i bëjne jehonë shpresës së analistit egjyptian Galal Nassar që në fund SCO-ja "do të ketë rast ta kthejë në favor të saj garën ndërkombëtare." Përkundër kësaj, siç ka vënë në dukje një zyrtar japonez, "SCO-ja po bëhet nje bllok rival i aleancës së SHBA-së. Ajo nuk ka vlera të përbashkëta me ne".
Hapat e Turqisë drejt antarësimit në grupin e Shangait nxjerrin në pah antarësinë tashmë ambivalente në NATO, e cila u simbolizua qartë në manovrat e përbashkëta ajrore turko-kineze në 2010 për herë të parë në histori. Ky realitet tregon se Turqia e Erdoganit nuk është më një partner i besueshëm, por një hafije në tempullin e Perëndimit. Nëse nuk përjashtohet, duhet të paktën të pezullohet nga NATO-ja.
Daniel Pipes është President i Forumit të Lindjes së Mesme. © 2012 nga Daniel Pipes. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Shtesë, 6 shkurt, 2013:
1) Kushdo që hapi lojën i pari me variacionet e batutave mbi temën Shangai për organizatën ruso-kineze, ndoshta nuk i shkoi ndër mend që folja "shangai" në anglisht do të thotë "të detyrosh ose të mashtrosh dikë që të bëjë diçka ose të shkojë diku , etj." Ç'nuancë kuptimore e prerë tamam për gjashtëshen gjysëm-agresore! Po të mos kishte qenë një fjalë që nuk përdoret më, do e kisha titulluar opinionin tim "Shangajimi i Turqisë".
2) i pyetur për fjalët e Erdoganit, një zëdhënës për Këshillin e Europës, Peter Stano, i bëri bisht përgjigjes së drejtpërdrejtë dhe u kufizua duke thënë se komentet që lënë të kuptojnë se Ankaraja do të heqë dorë nga kërkesa për antarësim e do të kërkojë alternativa të tjera janë "spekulluese". Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, Thorbjorn Jagland, pa e humbur toruan i trajtoi me qetësi komentet e Erdoganit: "Mund ta kem gabim, por komentet e kryeministri Erdogan janë një thirrje drejtuar europianëve për të mbajtur një qendrim më konstruktiv e pozitiv ndaj Turqisë."
3) Udhëheqësi kryesor i opozitës Kemal Kilixhdaroglu, i Partisë Republikane popullore (CHP), i hodhi poshtë manovrimet e SCO-së së 4 shkurtit: "Propozimi për t'u bërë anëtar i SCO-së është i pasaktë dhe nuk ka kuptim. Ne jemi kthyer kah Perëndimi dhe jo Lindja. Kjo nuk është diçka e re, [sepse] qysh prej vitit 1071 synimi ynë ka qenë [të shkojmë] drejt Perëndimit. Kur themi Perëndim nuk e kemi fjalën tek gjeografia, por tek modernizmi dhe civilizimi". Beteja e Manzikertit ndodhi në Anadollin lindornë 1071 dhe shënoi fitoren e parë turke në Anadoll. "Ne e shohim BE-në si një projekt modernizimi."
4) Dje, Erdogani ofroi një shpjegim se pse BE-ja nuk e ka lejuar Turqinë t'i bashkangjitet radhëve të saj: ndoshta bashkimi [europian] "ka ngurruar, sepse anëtarët [e tij] kur të futet Turqia nuk do të jenë më në gjendje të bëjnë çfarë të duan." Ajo çfarë nënkupton ai me këto fjalë është e qartë dhe nuk lë pa shkaktuar një habi të lehtë: a) Europianët pa turqit janë të papërgjegjshëm dhe b) Ankaraja me të hyrë në BE synon ta ndryshojë këtë të fundit me themel.
5) Duke theksuar "A nuk jemi në NATO me këto vende?" Erdogani vazhdoi në komentet e tij duke thënë së Turqia, si i vetmi vend i NATO-s me një popullsi me shumicë musulmane, "do të pengonte hapat e gabuara [brenda NATO-s]. i pamë hapa të tillë të hedhur drejt përfshirjes së Izraelit në NATO dhe i parandaluam. Ne kemi vijat tona të kuqe. Për ne, të jemi në NATO bashkë me Izraelin është e papranueshme. Një mirëkuptim kaq mizor do të binte në kundërshtim me strukturën, historinë dhe kulturën tonë." Erdogani jo vetëm që po thotë se e ka mbajtuar Izraelin jashtë NATO-s, por po deklaron se ai luan një rol vendimtar në NATO – diçka që më duket plotësisht e besueshme.
Kur këtyre komenteve u shtohen manovrimet e Erdoganit me Shangain dhe kërcënimi i perifrazuar i Davutoglusë pak ditë më parë se "Turqia nuk do të bëjë sehir nëse Izraeli sulmon ndonjë vend mysliman", del në pah imazhi i një udhëheqjeje turke kryeneçe të cilës i duket se mund të thotë e të bëjë praktikisht gjithshka që i vjen përshtat. Dhe ashtu është.