Dy muaj përpara votimeve të nëntorit 2012, për të zgjedhur presidentin parashikova se nëse rizgjdhej Obama "Izraeli do të trajtohej ftohtë si kurrë më parë nga një president amerikan". E pra zgjedhjet përfunduan dhe trajtimi (i acartë) i parashikuar nuk ka vonuar të shfaqet. Në dy muajt e fundit, Obama i ka dhënë shenjat për atë çfarë na pret:
- Duke zgjedhur tre zyrtarë të nivelit të lartë – John Kerry-n për Sekretar të Shtetit, John Brennan-in për në krye të CIA-s dhe Chuck Hagel-in për Sekretar të Mbrojtjes – të cilët kur vjen puna për Izraelin varion nga dikush që nuk e ka idenë te dikush që mban qendrim armiqësor.
- Duke dhënë aprovimin për një super-dhuratë armësh të sofistikuara – 20 avionë luftarakë F-16 dhe 200 tankse Abrams M1A1 – qeverisë islamiste të Egjyptit, pavarësisht nga fakti që presidenti i saj, Mohamed Morsi, po bëhet gjithnjë e më shumë despot dhe i quan hebrenjtë "gjakpirës, … luftëdashës, pasardhës të majmunave dhe derrave".
- Duke ripërsëritur taktikën pseudo-atërore 35 vjeçare të ndjekur nga disa lloj anti-izraelitësh për të dënuar politikat izraelite ndërkohë që hiqen sikur janë të preokupuar për të mirën e vendit: "Izraeli nuk di të dallojë se çfarë është në interesin e tij".
- Duke injoruar faktet që provojnë se Kajro po importon pjesë përbërëse të raketave "Scud" nga Koreja e Veriut.
- Duke refuzuar kërkesën e 239 kongresistëve të Dhomës së Përfaqësuesve, të cilët në përgjigje të fushatës së OÇP-së për të marrë statusin e vëzhguesit në Kombet e Bashkuara, kërkuan mbylljen e Zyrës së OÇP-së në Uashington.
Tre të emëruarit - Chuck Hagel, John Kerry, John Brennan. |
Ed Koch, ish-kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, pavarësisht prej kritikave të tij therëse drejtuar Obamës, e mbështeti rizgjedhjen e këtij të fundit. Mirëpo, i pyetur lidhur me emërimin e Hagelit nga Obama dha një përgjigje befasuese: "E kisha menduar që do të vinte koha kur [Obama] do ta hante fjalën… lidhur me mbështetjen ndaj Izraelit [por kjo] ndodhi pak më shpejt se sa e prisja". Edhe vetë mbështetësit pro-Izrael të Obamës prisnin që ai t'i dilte kundër shtetit të Izraelit!
Këto hapa anti-Izrael ngjallin shqetësime, sepse janë në përputhje me pikëpamjet e hershme anti-sioniste të Obamës. Na mungojnë të dhëna më specifike, por e dimë që ai ka studjuar, është shoqëruar, shoqërizuar dhe ka inkurajuar ekstremistët palestinezë. Për shembull:
Rashid Khalidi, dikur ish funksionar i OÇP-së, pastaj mik i Obamës. |
Obama ndenji sus, në një aktivitet të vitit 2003 për nder të Rashid Khalidit, një ish-operativ i marrëdhënieve publike të OÇP-së, ndërkohë që folësit akuzuan Izraelin që po ndërmerrte një fushatë terroriste kundër palestinezëve dhe i krahasuan "kolonët sionistë në Bregun Perëndimor" me Osama bin Ladenin. Ali Abunimahu, një agjitator anti-Izrael, e përgëzoi Obamën në 2004 lidhur me "thirrjen e tij për një trajtim me paanshmëri të konfliktit Izraelo-palestinez", që deshifrohet si distancim i qeverisë amerikane nga Izraeli. Në këmbim, Obama e lavdëroi Abunimahun për artikujt e tij entuziastë anti-Izrael në "Chicago Tribune" dhe e nxiti duke i uruar "suksese mëtejshme".
Abunimahu vë gjithashtu në dukje se, duke filluar nga viti 2002, Obama e zbuti retorikën anti-Izrael "ndërsa planifikonte lëvizjen nga skena e vogël e politikës në Illinois në atë të politikës në rang vendi" dhe Obama e konfirmoi këtë, dy vjet më vonë, duke i kërkuar ndjesë Abunimahut: "Më vjen keq që nuk kam thënë më shumë për Palestinën këto kohë, por ndodhemi në një garë të vështirë paraprake (brenda parties). Shpresoj që kur të qetësohen gjërat do të flas më hapur".
Dhe Obama i përmbushi me përpikmëri detyrimet që iu kërkuan në politikë edhe pse duke u shtrënguar e kundër vullnetit të tij ("Më duhet të merrem me të çdo ditë", u ankua ai për kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.) Ai e mbështeti Izraelin në luftërat e viteve 2008-2009 dhe 2012 me Hamasin. Administrata e tij e quajti Raportin Goldstone "plot me të meta" dhe e mbështeti Izraelin në Kombet e Bashkuara me vota, veto dhe përpjekje për lobim. Vërshuan armatimet. Vazhdoi përjashtimi i Izraelit nga Traktati i Mosproliferimit Bërthamor. Kur Ankaraja e anulloi pjesëmarrjen e Izraelit në manovrat ajrore të 2009-s "Shqiponja e Anadollit", edhe Shtetet e Bashkuara u tërhoqën prej tyre në shenjë solidariteti. Obama mbase krijoi një krizë për shkak të fillimit të ndërtimit të shtëpive nga Izraeli, po pastaj e lejoi që të shuhej pak nga pak.
Emblema për uniformat në manovrat e planifikuara të përbashkëta që nuk u zhvilluan kurrë, gjendet tashmë në eBay për US$9.99. |
Duke risjellë ndër mend atë çfarë Obama i tha privatisht në mars 2012, presidentit të atëhershëm rus, Dmitry Medvedev ("Këto janë zgjedhjet e mia të fundit dhe pas zgjedhjes sime do të kem më shumë fleksibilitet"), kemi të gjitha arsyet për të menduar se, pas fitores së rizgjedhjes, gjërat tashmë janë "qetësuar" dhe pas një dhjetëvjeçari hapash të hedhur me kujdes, ai do të mundë "të flasë më hapur" për t'i dhënë shtysë çështjes së Palestinës kundër Izraelit.
Në shtator, parashikova gjithashtu se "problemet e Izraelit do të nisin vërtet" nëse Obama fiton mandatin e dytë. Ato në fakt kanë filluar; Jeruzalem, mbahu fort sepse ke përpara katër vite të vështira.