Daniel J Pipes

Shkoni në Faqen për Celular

Forumi i Lindjes së Mesme

I themeluar në 1990, Forumi i Lindjes së Mesme (http://www.meforum.org), një institut studimesh, me qendër në Filadelfia, u shndërrua në një organizatë të pavarur, jofitimprurëse në 1994.

Misioni

Forumi i Lindjes së Mesme promovon interesat amerikane në Lindjen e Mesme dhe mbron rendin kushtetues nga kërcënimet e Lindjes së Mesme.

Forumi e sheh rajonin — me garnityrën e tij të diktaturave, ideologjive radikale, konflikteve ekzistenciale, eksportimin e ekstremizmit, mosmarrëveshjet për kufijtë, dhunën politike, dhe armët e shkatërrimit masiv — si një burim madhor problemesh për Shtetet e Bashkuara. Sipas nevojës, ai bën thirrje për marrjen e masave aktive për të mbrojtur amerikanët dhe aleatët e tyre.

Interesat amerikane në Lindjen e Mesme përfshijnë luftën kundër Islamit radikal; duke punuar për pranimin nga palestinezët të Izraelit; duke mbështetur fuqimisht interesat e SHBA-së vis-a-vis Arabisë Saudite; dhe duke zhvilluar strategjira për zgjidhje në Irak dhe përmbajtjen e detyruar të Iranit.

Brenda vendit, Forumi lufton, me mjete ligjore, Islamizmin; mbron lirinë e fjalës publike të autorëve anti-Islamistë, aktivistët, dhe botuesit; dhe punon për të përmirësuar studimet e Lindjes së Mesme në Amerikën Veriore.

Forumi përmbush misionin e tij nëpërmjet një larmie projektesh, botimesh, dhe nismash:

Veprimtaritë

Roja e Kampuseve. I krijuar në 2002, Campus Watch (Roja e Kampusit) zbulon politizimin dhe njëanshmëritë në studimet e Lindjes së Mesme në universitetet amerikano-veriore, me synimin për t’i përmirësuar. Puna e tij kërkimore ofron kritika të mësimdhënies dhe punës studimore të specialistëve akademikë; raportet e tij mbi konferencat akademike sjellin përmbajtjen e veprimtarive, të cilat normalisht janë ezoterike, nën vëmendjen e një audience shumë më të gjerë.

Roja Islamiste . Duke argumentuar se dhuna nuk është as e vetmja e as më e mira mënyrë për të futur në fuqi Ligjin e Sherihatit, Roja Islamiste (Islamist Watch) monitoron dhe demaskon rritjen e ndikimit të grupeve jo të dhunshme por përsëri radikale në Perëndim. Roja Islamiste përpiqet gjithashtu të fuqizojë myslimanët vërtet të moderuar.

Ligjëratat. Forumi drejton një shqyrtim të thellë të çështjeve të Lindjes së Mesme duke sponsorizuar një seri ligjëratash, në katër qytete: Boston, New York, Philadelphia, dhe Los Angeles. Ligjëruesit përfshijnë udhëheqës shtetesh, ministra kryesorë, dhe gazetarë e studjues nga më të njohurit.

Projekti Ligjor. Projekti Ligjor mbron autorë, studjues, dhe aktivistë nga padi ndëshkuese të nisura nga Islamistë që duan të bllokojnë diskutimin e lirë të Islamit dhe temave të lidhura me të; ai lufton gjithashtu imponimin e ligjeve që kufizojnë të drejtën e fjalës së lirë publike mbi këto tema. Projekti Ligjor ndihmon me kostot e procesit gjyqësor, siguron avokatë mbrojtës falas, zhvillon ekspertizën, dhe punon me politikëbërësit.

Tremujorëshi i Lindjes së Mesme. I botuar me zanafillë nga marsi 1994 dhe që tashmë redaktohet nga Denis MacEoin, Tremujorëshi është gjithashtu i vetmi periodik akademik mbi Lindjen e Mesme që përkon me pikëpamjet kryesore amerikane. Ai ofron në kohën e duhur analiza, informacione të orës së fundit, dhe nisma të mençura të politikave për Lindjen e Mesme dhe Islamin, si dhe është një burim me vlera për politikëbërësit dhe gdhendësit e opinionit.

Edukimi i publikut. Televizionet dhe radiot mbështeten te specialistët e Forumit, të cilët janë shfaqur pothuajse në të gjitha emisionet kryesore amerikane të lajmeve, që transmetohen në programet e kabllos, plus në stacione televizive anembanë botës. Stafi i MEF informon zyrtarë të qeverisë së SHBA-së, dëshmon përpara Kongresit, dhe kryen studime për llogari të agjensive të pushtetit ekzekutiv.

Program Stazhi për Studentë . MEF i kushton vëmendje ofrimit të përvojës praktike studentëve në një larmi punësh studimore, editoriale, dhe administrative, me theksin për t’u hapur rrugën drejt shtypit. Mes karrierave të ndryshme, që stazhierët e MEF-it kanë punuar më vonë përfshijnë stafet profesioniste në Komitetin e Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së dhe të Nënkomitetit të Dhomës për Terrorizmin, Joproliferimit, dhe të Tregëtisë, si dhe si gazetarë për “New Republic", “Fox News", dhe “Wall Street Journal".

Programi Vullnetar . Programi Vullnetar i Forumit për profesionistët plotëson programin tonë të stazhit studentor. Vullnetarë nga distancë dhe në seli — shumë prej tyre me ekspertizë dhe njohuri të rajonit — ndihmojnë stafin e Forumit me punë kërkimore, shkrime, korrigjime, administrimin, dhe mbledhjen e fondeve.

Të gjitha materialet në këtë faqe ©1968 -2024 Daniel Pipes.