Babai im, Richard, vdiq qetësisht në gjumë, në orët e para të mëngjezit, më 17 maj 2018. Mjeku i tij nuk më kundërshtoi kur e përshkrova moshën e shkuar si shkak të vdekjes.
Richard Pipes, në 2010. |
Jeta e tij me drama dhe arritje është treguar si në autobiografinë e tij "Vixi: Kujtimet e një të papërkituri" (2003) si dhe në biografinë intelektuale që do të botohet së shpejti nga Prof. Jonathan Daly i Universitit të Illinois. Do të doja t'i plotësoja të dy librat duke folur shkurtimisht për fazat e jetës ë tij, dhe pastaj duke ofruar disa vëzhgime personale.
Ajo jetë ndahet në katër epoka: Polonia, ndërtimi i një karriere, intelektuali publik, dhe studjues i shquar.
1. Polonia, 1923-39
Në një qytezë të vogël kufitare, Cieszyn, në cepin e fundit jugor të Polonisë, afër kufirit çek, u lind Richard, më 1923. Babai i tij, Marek, ishte një biznesmen 30-vjeçar, me specialitet karamelet; vërtet, njëra prej tyre, Gala Peter, ishte çokollata e parë me qumësht në histori. Nëna e tij, Zosia, ishte vetëm 21 vjeç. Ajo ishte një prej 11 fëmijëve, në familjen e saj, por vetë mendoi se fëmijë ishte mjaft për të dhe i kushtoi Richard të gjithë vëmendjen e saj.
Shumë fotografi kanë mbetur nga fëminia e tij dhe janë dëshmi e një jete moderne që do të ishte e njohur edhe për ne, gati një shekull më vonë: puna në një zyrë, jetë aktive sociale, ekskursione me veturë në fshat, udhëtime të rastit jashtë vendit, për punë ose për pushime.
Ditë të lumtura në Poloni: Richard Pipes (në skajin e majtë) me prindërit e tij (numër 3 dhe 5 nga e majta) si dhe të tjerë në një piknik të vitit 1933. |
Fytyrat e buzëqeshura dhe veprimtaritë e gëzuara nga ajo periudhë janë edhe më mbrësëlënëse kur mendon se si, vetëm pak vite më vonë, hareja do të kthehej në një fund tragjik dhe shumë prej atyre që kanë dalë aq të qeshur në këto fotografi do të vriteshin me gjak të ftohtë.
Vërtet, jeta e këndshme e families Pipes, mbaroi në mënyrë drastike, në 1 shtator 1939, me pushtimin gjerman të Polonisë. Mirëpo, në sajë të nismës dhe kontakteve të Marek-ut, që të tre ia dolën që të arratiseshin prej Polonisë, duke udhëtuar përmes Gjermanisë me dokumente të falsifikuara, për të kaluar disa muaj në Itali e që aty në Portugali, për të përfunduar në Nju Jork, në dotën që Richard mbushi 17 vjeç. Ndonëse i pa tmerret e luftës, ai nuk i përjetoi ato dejtpërsëdrejti por pati mundësinë që të kalonte muajt më formues të tij duke njohur artin në Romë dhe Firence.
2. Duke ndërtuar një karrierë, 1940-69
Ushtar i Ushtrisë Amerikane: Richard Pipes, në uniformë rreth vitit 1945. |
Të zhvendosese në Shtetet e Bashkuara do të thoshte të përshtateshe me një kulturë e gjuhë tërësisht të ndryshme, gjë që im atë e bëri me shpejtësi të habitshme. Disa thonë se e ka ruajtur një farë aksenti në anglisht, por unë isha mësuar tepër me të folurën e tij, kështu që nuk e dalloja.
Ai i shërbeut vendit të ri si ushtar, si specialist i zbulimit në në Forcën Ajrore të Ushtrisë, dhe pastaj u krodh në botën akademike. Të dyja lidheshin me njëra-tjetrën sepse ushtria përfitoi nga njohurië e tij kulturore dhe aftësitë e tij linguistike për t'i mësuar gjuhën ruse, duke i dhënë drejtimin që do të ndiqte gjithë jetën e tij profesoniste, duke e dërguar në Cornell University, ku edhe njohur nënën time, Irene Roth, në 1944.
Pas lirimit nga ushtria në 1946, Richard u martua me Irenën, iu përvesh studimeve pasuniversitare, dhe i lindi një fëmijë – unë - – më 1949, e më vonë një djalë i dytë, Steven, më 1954.
Duke u zhytur në studime ruse, ai botoi artikullin e tij të parë, "Kolonitë Ushtarake Ruse, 1810-1831", më 1950 dhe librin e tij të parë "Formimi i Bashkimit Sovietik", në 1954. Pas disa vitesh ankthi, ai u bë professor i përhershëm i historisë në Harvard, në 1957 dhe profesor i plotë, në 1963. Gjatë atyre viteve ai përqendrohej në arsimimin e studentëve universitarë dhe pasuniversitarë, kishte marrë një larmi temash studimi, dhe ishte bërë, sipas biografit të tij, Jonathan Daly, studjuesi "më me ndikim" mes atyre që hodhën themelet e studimeve historike ruse në Shtetet e Bashkuara.
Akademiku i ri: Richard Pipes (duke folur) në një mbledhje të Kongresit të Lirisë Kulturore, në Paris, në fund të vitit 1956. |
3. Intelektual publik, 1970-91
Faza e tretë, duke filluar nga 1970, kishte dy përmasa. Njëra ishte studimore, duke lënë mbrapa studimet e specializuara të dy dekadave të kaluara e duke u hedhur në një histori epike me tre pjesë të shndërrimit të Rusisë cariste në Bashkimin Sovietik: "Russia nën regjimin e vjetër" (1974), "Revolucioni Rus" (1990), dhe "Rusia nën regjimin Bolshevik". Një detaj këtu, "Regjimi i vjetër" ishte një libër që ia kushtoi vëllait tim dhe mua; ishte gjithashtu i vetmi libër ku u përfshiva si ndihmës redaktor. Ndoshta nuk ishte e rastësishme që mbetet edhe libri i tij më i dashur për mua.
Këto tri volume përbëjnë kryeveprën e tij, kontributin e tij më të madh dhe që do t'i qendrojë më gjatë kohës, në këtë fushë. Ato gjithashtu patën një lexueshmëri shumë më të madhe dhe së bashku me artikujt e tij në botime të tilla so "Commentary", e bënë atë të njohur në publik.
Përmasa tjetër ishte politike. Viti 1970 solli një ftesë nga Senatori Henry Jackson për të dëshmuar përpara Kongresit, duke filluar një angazhim në nvelin e lartë të politikës së marëdhënieve amerikano-sovietike që përfshinte edhe hartimin e një ekspertize mbi kontrollin e armëve dhe kryesimin e një ushtrimi "Ekipi B" për të vlerësuar gjykimin e CIA-s për rrezikun sovietik.
Roli i tij politik kulmoi në mandatin e tij dy-vjeçar si anëtar i Këshillit Kombëtar të Sigurisë nën Presidentin Ronald Reagan, 1981-82. Aty, ndihmoi që të përforconte instiktin e presidentit për ta parë BRSS-në jo si një prani të përjetshme por si një diktaturë me të meta që mund të shtyhej drejt falimentimit me shpenzime që nuk i përballonte dot. Dalja e Vendimit të Direktivës 75 të Këshillit të Sigurimit, pikërisht në kohën që im atë u largua nga qeveria memorializoi dhe e çimentoi atë influencë.
Richard Pipes (në skajin e djathtë) me (duke filluar nga e djathta) Sekretarin e Mbrojtjes Casper Weinberger, Presidentin e SHBA-së Ronald Reagan, dhe Seketarin e Shtetit, George Shultz, Nëntor 1985. |
4. Studjues i shquar, 1992-2018
Kur Bashkimi Sovietik u rrëzua 25 dhjetor, 1991, babai im, në atë kohë 68 vjeç, pa që puna e tij gati 50-vjeçare në këtë fushë u provua nga koha bashkë me bindjen e tij se BRSS nuk duhej izoluar, por duhej mposhtur.
Kjo ngjarje e historisë botërore hapi mundësi të reja; mbase më të shquarën mes tyre, mundësia e tij për të shërbyer si dëshmitar ekspert në Gjykatën Kushtetuese të Rusisë, në gjyqin kundër Partisë Komuniste të Bashkimit Sovietik. Ishte gjithashtu një kohë kur iu blatuan shumë nderime e mirënjohje, përfshi edhe Medaljen Kombëtare të Humaniteteve në 2007, që iu akordua nga Presidenti George W. Bush.
Richard Pipes, duke u nderuar nga Presidenti George W. Bush me Medaljen Kombëtare të Humaniteteve, në nëntor 2007. |
Fundi i Bashkimit Sovietik i dha mundësinë që të ndiqte interesat e tij në drejtime të tjera, për të shkruar një libër të titulluar "Pronë dhe liri" (2000), autobiografinë e tij, si dhe një artikull me gjatësinë e një libri "Piktorët shëtitës të Rusisë". Apoteoza e karrierës së tij gjithashtu i mundësoi që t'i kthehej studimit më të specializuar, që e ndërmori me zell, duke botuar një numër studimesh, sidomos "Konservatorizmi rus dhe kritikës e tij" (2006).
Ai vijoi të shkruajë deri në botimin e librit të tij të fundit, "Alexander Yakovlev: Njeriu, idetë e të cilit e shpëtuan Rusinë nga komunizmi", në 2015, 61 vjet pas atij të parë. Botimi i tij fundit fare ishte shkrimi "Fati i trishtuar i Birobidzhanit" që doli në "Neë York Revieë of Books" në 2016, plot 66 vjet pas artikullit të tij të parë të botuar. Në mënyrë domethënëse, fjalët e fundit në atë shkrim të fundit ishin: "dështimet e shumta të regjimit komunist". Në atë pikë, në moshën 93, ai më në fund doli në pension duke zbuluar kënaqësinë e pasionit për gjëegjëzat akrostike.
Richard dhe Irena vazhduan me shumë pak ndryshime, deri në fund, të ndanin kohën, duke përdorur disa banesa, me një calendar ambicioz udhëtimesh, shoqërie, pjesëmarrje në festa e veprimtari, dhe mbajtje bisedash publike.Mendja e tij mbeti e mprehtë, ndonëse kujtesa filloi ta linte, deri pikërisht në fillimin e vitit 2018, kur mendja dhe trupi i tij i stërlodhur filluan ta braktisin.
Vlerësim
Dua të shtoj këtu edhe disa vëzhgime personale.
Së pari, në një shprehje të paharrueshme, në autobiografinë e tij, Richard shkroi për veten e tij ndërsa po kalonte Atlantikun për herë të parë drejt Shteteve të Bashkuara:
Nuk e dija fare se çfarë doja të bëja, por e dija me një siguri absolute se nuk ihte të bëhesha pasanik. Më dukej se Zoti më kishte shpëtuar nga ferri i një Polonie të sunduar nga Gjermanët për një synim shumë më të lartë, apo për një ekzistencë që do të ishte më shumë se thjesht mbijetesë apo dhënie pas dëfrimesh.
Si sugjeron edhe kjo më lart, jeta e tij ishte një jetë serioze, e përmbushur me synime, e përkushtuar ndaj një qëllimi më të lartë. Filozofikisht dhe letrarisht, ai ishte një educator, një këshilltar për burrat e shtetit. Atij i erdhi, dhe e kapi, mundësi unike, për t'i dhënë trajtë politikës amerikane kundrejt Bashkimit Sovietik, një politikë, të cilën shumë prej kolegëve të tij e përbuzën, por që në fund u shpërblye nga koha.
Simbolikë e këtij serioziteti, kur mamaja ime e nxiste që të hiqte kollaren dhe xhaketën kur shëtisnin në Cambridge, ai këmbëngulte për formalitetin, sepse sipas tij, mund të qëllonte që "të takonte ndonjë student", gjatë rrugës.
Mirëpo, së dyti, ky seriozitet nuk duhet ngatërruar me qendrimine ngrysur. Pasi kishte sfiduar Hitlerin, ai e ndjente se e kishte për "detyrë që të jetonte një jetë të plotë e të lumtur". Dhe atë bëri.Babai im bënte shakara gati me ritmin e një humoristi dhe anekdotat e tij tërhiqnin turma nëpër festa. I pëlqenin serialet televizive taravele (si "Për t'u mbajtur në publik" e BBC-së) dhe e adhuronte aktoren Greta Garbo nga distanca. Me shumë zotësi I kënaqte fëmijët dhe nipërit e mbesat e tij me përralla me shumë fantazi që të vinin në gjumë për Maksin dhe Morisin si dhe tregime të tjera. Ishte një njohës i hollë i verërave dhe i arteve të bukura, sidomos i muzikës klasike, dhe kishte një koleksion prej Pesëdhjetë-e-tre Stacioneve Tōkaidō të artistit të ukiyo-e japoneze, Hiroshige.
Irene dhe Richard Pipes, në maj 1982. |
Së treti, Richard ishte shumë i martuar, pasi kishte jetuar gati një të katërtën e jetës së tij si beqar, dhe tre të katërtat si bashkëshort. Kjo martesë 72-vjeçare – sipas llogarive të mia, vetëm një, në 10,000 martesa jetojnë kaq gjatë – i dha siguri, stabilitet, dhe satisfaksion. Mirëpo, ishin kaq të ndryshëm nga njëri-tjetri sa që kjo e bënte aë dhe mamanë time, një çift interesant. Dallimet, nuk do të bëj sikur nuk ekzistonin, sollën shumë sherre gjatë dekadave. Katër nipërit dhe mbesat e tyre, që kishin luksin që të mos i merrnin seriozisht, i shijonin sit ë ishin spektakle të vërteta, sa që herë që fillonte "shfaqja" "Richard dhe Irene". Disa prej nesh në familje arsyetonim se këto sherre, shpesh gjithë pasion, në fakt kanë ndihmuar që të dy prindërit e mi, të mbeteshin në formë dhe të shkathët nga mendja e goja, edhe pasi kishin kaluar të 90at.
Majtas: Dita e dasmës, 1 shtator 1946. Djathtas: Përvjetori i 71-të dhe i fundit, 1 shtator, 2017. |
Gjithësesi, këto dy karaktere të papajtueshme njëfarësoj ishin bërë për njëri-tjetrin: Citime nga "Vixi":
Ne plotësonim njëri-tjetrin në mënyrë të përkryer: që të perifrazoj Volerin,ajo kishte marrë komandën e tokës, kurse unë të reve, dhe ndërmjet nesh e mbanim universin tonë të vogël, në kontroll. Sharmi, bukuria, dhe dashuria e saj për jetën, asnjëherë nuk u zbeh në sytë e mi.
Martesa ime ishte për mua një burim i vazhdueshëm gëzimi dhe force. Në një libër të cilin ia kisha kushtuar asaj, pasi kishim festuar përvjetorin e artë të martesës sonë, e falenderova që "kishte krijuar për mua kushtet ideale për punën time studimore".
E katërta, ndonëse kishte jetuar 78 vite në Amerikë, ai mbeti një europian i përjetshëm. Nuk rreshti kurrë së falenderuari për shpirtin e lirisë dhe invidualist të Shteteve të Bashkuara, ndërkohë që nuk hoqi dorë nga një numër ndjeshmërish të Botës së Vjetër; për të ushqimi, vera, muzika dhe miqtë, ishin gjithnjë në cilësi më të mirë, andej në anën tjetër Lidhjet e thella njerëzore i gjente shumë më lehtë me rusët sesa me amerikanët. Lejet e krijimtarisë i kishin dhënë mundësinë që të jetonte në Paris apo Londër. Në fakt, prindërit e mi së bashku ishin nganjëherë kaq kritikë për atdheun e tyre të ri sa që njëherë kur isha 12 vjeç, me indinjatë iu vërsula: "Nëse nuk ju pëlqeka Amerika, pse nuk ktheheni mbrapsh në Europë atëhere?".
Richard Pipes, Pashka e vitit 2013, në Cambridge. |
E pesta, babai im ishte fetar në mënyrën e tij. I rritur në një familje hebreje që nuk e praktikonte fenë, një gërshetim i përvojës me refkletimin e thellë e kishte bërë që t'i kthehej një forme joritualiste të fuqishme, por private, të Judaizmit. Besimi i tij ishte i rrënjosur në përvojën e tij jetësore, si e ka shpejguar në "Vixi":
Shumë hebrenj – mes tyre edhe babai im - – e humbën besimin fetar për shkak të Holokaustit. Kurse besimi im u përforcua. Vrasjet masive (përfshirë edhe ato që ndodhën njëkohësisht në Bashkimin Sovietik) dëshmuan se çfarë ndodh kur njerëzit heqin dorë nga besimi te Zoti, mohojnë se qëniet njerëzore janë krijuar në imazhin e Tij, dhe e reduktojnë veten në objekte materiale pashpirt dhe si rrjedhin të sakrifikueshëm.
Për të shpjeguar fenë e tij, ai kishte marrë hua një oksimoron të formuluar për herë të parë nga studjuesi i madh i Judaizmit, Harry Austryn Ëolfson, dhe e quante veten "një hebre ortodoks që nuk praktikon fenë". E thënë thjesht, kjo do të thoshte që të shkoje në sinagogë për Festat e Mëdha, të mos haje bukë për Pashkë, një Sionizëm i fortë, dhe mbrojtje të Judaizmit me të gjitha mënyrat. Jay Nordlinger i "National Review" e përshkruan në mënyrë të paharrueshme se ç'do të thotë kjo:
Ndërsa kalonim nga 1999 në 2000, NR botoi numrin e mijëvjeçarit, i cili përfshinte një ese nga Pipes. Në të, ai citonte një libër të 1948 nga Henri Frankfort, "Mbretërimi dhe Zotat". Ai e kishte shkruar "z" te fjala "zotat" me shkronjë të vogël. Unë e vura me të madhe, e para sepse kjo është çfarë bëhet në anglisht për emrat në titujt e librave, sido që të jetë puna. "Jo", tha Pipes, "g duhet të jetë e vogël. Unë jam hebre dhe ka vetëm një Zot me të madhe". Duke buzëqeshur me admirim u dorëzova. E botuam titullin nga Frankfort si "Mbretërimi dhe zotat" — që ishte gabim, por që në të njëjtën kohë, e saktë.
Së gjashti, përdora fjalën "privat" për të përshkruar besimin e tij, por ai ishte një person privat dhe i rezervuar edhe në shumë drejtime të tjera gjithashtu. Nëna ime ishte ajo që shoqërohej dhe e tërhiqte zvarrë në festa e darka, apo ftonte njerëz në shtëpi. Pëkundrazi, im atë nuk kishte miq të ngushtë dhe nuk shoqërohej as me fëmijët e tij. Dëgjonte mendjen e vet. Në shumë mënyra, edhe ata mes nesh që e njihim më së shumti, nuk e njihnim edhe aq shumë.
Së fundi, çfarë do të thotë të ishe një fëmijë i Richard Pipes?
Gjithmonë babai intelektual i kohës së vjetër të Mitteleuropas, ai nuk pinte qumësht, nuk luante me top, nuk shihte televizor me fëmijët dhe fëmijët e fëmijëve. Sillej në mënyrë formale, të priru nga ashpërsia, e kishte bezdi të shprehte dashuri, dhe ruante një distancë emocionale. Gjithësesi, ngrohtësia dhe krenaria nganjëherë dilte në pah fshehurazi.
Në vitet e para, këto ishin të thjeshta, si në rastet kur la duhanin për të nderuar lindjen tim, kur më tregonte përalla përpara se të flija, kur më ndihmonte të mësoja përmendsh 48 kryeqytetet e shteteve, dhe kur më mësonte shahun. Vitet e mija të adoleshencës sollën përplasje të pashmangshme. Mirëpo ironia është që ndikimi i tij ishte vendimtar që unë u bëra historian, duke u përpjekur të ndjek shembullin dhe hapat e tij, i preokupuar me ngjarjet e kohës që krijonin tensione të mëdha. Ai kishte ide specifike për karrierën time, ide të cilat unë shpesh nuk i ndoqa. Ai u përgjigj ndaj vendimit tim në 1969 për të filluar studimet e Islamit me: "Si kujton se do të gjesh punë me këtë?" një këshillë tani e skaduar e për të cilën e ngacmoja shpesh.
Akoma më e rëndësishme, ai donte që unë të ndiqja rrugën e tij të karrierës: Të përqendrohesha vetëm në studime, të fitoja statusin e përhershëm si profesor, dhe vetëm pastaj të merresha me ngjarjet e kohës dhe të shërbeja në qeveri. Kur unë e braktisa rrugën akademike përpara se të siguroja këtë, ai e shprehu hapur pakënaqësinë. Madje, kaq shumë u mërzit, sa që më vonë i thoja si me shaka se ishte i vetmi person që mendonte se nuk kisha bërë karrierë. Në fund, bëri paqe me rrugën që kisha zjedhur dhe madje e mbështeste, kjo e simbolizuar nga pjesëmarrja në veprimtaritë ku flisjaEsi dhe duke mbështetur organizatën që temelova.
Richard dhe Daniel Pipes, duke folur së bashku, në bashkinë e qytetit të lindjes së Richard, në Cieszyn, tetor 2014. |
Babai e titulloi autobiografinë e tij "Vixi", që në latinisht do të thotë "Kam bërë jetë". Unë tani them "vixit", "ai ka bërë jetë". Në fund të fundit, ajo e tija, ishte një jetë e jetuar bukur e në gjithë tërësinë e saj, duke zbukuruar jetën e atyre që njohu e duke kontribuar për botën. Dhe duke e sfiduar pjesërisht vdekjen, do të jetojë në veprat e tij.