Kandidatët e pahijshëm presidencialë që kanë prodhuar kësaj here dy partitë e mëdha të Amerikës, njëri më i padurueshëm se tjetri, sipas mënyrës së vet, i ka lënë në dilemë shumë konservatorë. Nuk mund të votojmë as për Hillary Clinton e as për Donald Trump. Madje, sado që të përpiqemi nuk na ngroh as Gary Johnson i Partisë Libertariane.
Si t'ia bëjmë? Ja zgjidhja ime:
Nëse Trump i mund edhe njëherë organizatorët e basteve dhe del papritur fitues në 8 nëntor, dy gjëra rrugë janë të mundshme: E para, ai nuk do të shndërrohet në një president "presidencial" por, në mënyrë të kuptueshme, do të arrijë në përfundimin se fitorja e presidencës ishte një aprovim i personalitetit, stilit dhe politikave të tij. Kështu që ai do të vijojë pa u ndalur me sjelljet e tij arrogante, amatore, të pasjellshme dhe narciziste. Prisni që Trump të bëhet më "trampian" se kurrë.
![]() Nëse Trump fiton në zgjedhje, do të bëhet më "trampian" se kurrë |
Prisni që ai ta trajtojë qeverinë e SHBA-së si pronën e tij private, si një version më të madh i Organizatës Trump. Ai do të përbuzë precedentët dhe traditat ndërkohë që do të sfidojë ligjet dhe autoritetin. Ai do t'i trajtojë senatorët, gjykatësit, gjeneralët, dhe guvernatorët sikur të ishin stafi i tij personal që duhet të përmbushin dëshirat e tij ose do ta pësojnë. Ai do të sfidojë ndarjen e pushteteve si kurrë më parë.
Parashikimi i dytë: Shumë republikanë të zgjedhur do të mbeten kritikë ndaj Trump dhe do të mbajnë distancë nga ai. Duke e parë si një shkelës të paftuar, ata as do ta pëlqejnë e as do ta besojnë. Me disa përjashtime të pakta, ata do nuk do t'ia falin që u aka marrë peng agjendën republikane. Përgjigjia e tyre skajshmërisht negative ndaj regjistrimit nga viti 2005, të bisedës me tone seksuale "mes çunave", ishte një shenjë që paralajmëronte se nuk do ta kursejnë as si president nëse devijon nga praktikat e pranuara. Nëse injoron Kongresin dhe ndjek politika që atyre u duken antema, elita republikane ka dhënë shenja se do ta braktisë brenda sekondës.
![]() Dhoma e Përfaqësuesve ka votuar dy herë që të rrëzojë një president por Senati nuk e ka miratuar kurrë. |
Të marra bashkë, personaliteti dhe izolimi i tij nga partia e vet, bëjnë që Trump të jetë më i rrezikuar nga rrëzimi me votë në Kongres se çdo president në historinë e Amerikës. Demokratët e përbuzin atë pothuajse pa dallim, mirëpo kështu ndihen edhe shumë republikanë. Mjaftueshëm prej tyre do të donin ta rrëzonin për të arritur shumicën e thjeshtë në Dhomën e Përfaqësuesve ose dy të tretat në Senat.
Ky skenar është më i mundshëm edhe sepse Trump do të zëvendësohej nga zëvendës-presidenti i tij, konservatori i jashtëzakonshëm Mike Pence.
Duke qenë se kam punuar shkurtimisht por drejtpërdrejt me Pence, në 2007, në kohën kur ishte në Komitetin e Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, mund të dëshmoj për pikëpamjet dhe personalitetin e dikujt me mend në kokë. Ai përputhet me çfarë kërkojnë konservatorët te një president, nga qendrueshmëria te kortezia, nga tabani kulturor te ekspertiza e politikës së jashtme. Ai ka diapazonin e duhur të përvojës dhe ka një shans që të bëhet ai trashëgimtari i vlefshëm që nuk po i gjendet dot Ronald Reganit.
Udhëheqës të lartë republikanë, duke përfshirë John Thune nga South Dakota, numri tre mes senatorëve për nga rëndësia, i kanë bërë thirrje që të dalë nga gara duke hapur rrugën për Pence. Kjo nuk ka shumë efekt praktik përpara zgjedhjeve, por pasoja të mëdha nëse Trump fiton zgjedhjet. Po kështu ka kuptim edhe fakti që udhëheqës të tjerë republikanë, si Kelly Ayotte nga New Hampshire, kanë thënë se do të shkruajnë emrin e Pence, kur t votojnë për president në 8 nëntor. Këtë plan kam edhe unë.
![]() Mike Pence, së fundi, në një veprimtari të fushatës, në Iowa. |
Këto lëvizje parlajmërojnë se anëtarët republikanë të Kongresit mund të votojnë që ta rrëzojnë Presidentin Trump. Në këtë kuadër, ndonëse personalisht nuk mund të votoj për Trump, do të shpresoj që të zgjidhet – dhe të rrëzohet, për t'u zëvendësuar nga Presidenti Pence.